Duhet të udhëtosh rreth një orë nga qëndra e qytetit të Peshkopisë, në një terren tepër të thyer për të arritur në fshatin më të largët të Njësisë Administrative Tomin të quajtur Zimur. Një fshat që nuk ka fshat mbi krye sic thonë fshatarët Zimuri kufizohet me fshatin Shimcan dhe Bahute dhe për të arritur atje nga Peshkopia të duhet rreth një orë me makinë. Për të arritur atje duhet të kalosh përmes fshatit Staravec, Shimcan dhe me një të arritur në këtë në fshat të shfaqet një panoramë unikë ku I gjithë qyteti bashkë me fshatrat duken si në pëllëmbë të dorës
Zimuri do të ishte padyshim një fshat I zhvilluar, por nga dëshira në realitet ndryshimi sigurisht që është tepër i madh. Sot ky fshat që ngrihet jo larg qytetit të Peshkopisë ofron pak ose aspak për bonorët e tij. Dikur në këtë fshat jetonin rreth tetëdhjetë familje e sot si për ironi kanë mbetur jo më shumë se njëzet. Nuk është e vështirë të mendosh përse janë larguar, infrastruktura e vështirë, rruga e rrënuar, papunësia e një sërë faktorësh jetësorë detyruan këto njerëz të largohen, e të lënë pas cdo gjë e duke e nisur edhe një herë nga e para.
-Nuk ka rrugë dhe të ardhme në këtë fshat. Të gjithë po ikin duke lënë pas fshatin dhe tokat e tyre djerrë. Këtu rrezikohet dhe buka e gojës jo më të llogarisësh për dicka tjetër:- shprehet N. Kamberi një i ri ky fshat që pasi mbaroi fakultetin detyrohet të emigrojë pasi edhe nëse siguron një punë në qytet llogaritë nuk I dalin vetëm para për rrugë. Nëse ke një rast urgjent, në të sëmurë rëndë apo një tjetër duhet të paguash njëzetë mijë lek të vjetra osë në të përditëshme duhet të lëvizësh me orar ku lëviz I vetmi furgon që banorët paguajnë njëmijë lëk të vjetra. Për disa shumat mund të të jenë të papëtfillëshme por për fshatarët që të adhurat janë minimale këto shuma janë të konsiderueshme.
Emigrimi dhe bujqësia janë burimet kryesore ekonomike për këto njerëz duke u ndihmuar nga një shumë e papërfillëshme e ndihmës ekonomike që disa prej familjeve nuk e përfitojnë as atë. Zimuri ka një klimë të ftohtë duke qenë që ndodhet në një lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e detit. Vetë nga emri Zimur, vend I ftohtë patatja dhe mollët janë pothuajse të vetmit produkte që prodhohen në tokat e ku më pas me vështirësi të shumta mundohen ti shesin për të mbijetuar deri në vitin tjetër. Mungesa e tregut dhe futja e pataes nga jashtë jo rrallë herë bëhet shkak që dhjetra ton patate të hidhen bashkë në përrua bashkë me mundin e një vere të banorëve të kësaj zone, pa llogaritur këtu edhe shepenzimet që ato kanë harxhuar për pesticide dhe farë.
Bimët medicinale janë një alternativë tjerë ku fëmijë, gra, burra dhe pleq, në pikë të vapës drejtohen drejt bjeshkës së Gramës. Punojnë gjashtë muaj për të jetuar gjashtë të tjera duke shitur bimët mjekësore për të mbuluar shpenzimet minimale. Varfëria në këtë fshat duket qartazi, mjafton të shohësh shtëpi të vjetra të braktisura dhe të rrënuara e në mëndje të vijnë filmat e vjetër të përiudhës komuniste. Të varfër, të harruar dhe të mbetur në mëshirë të fatit këto banorë të paktë në numër ngushëllohën me faktin që një xhami e re po u ndërtohet e do të kenë një vend ku të luten për një të aedhme më të mirë për tad he familjet e tyre.
Investimet në këtë fshat nuk mbahen mend kur mund të kenë ndodhur. Në njërën anë skamja në tjetrën mungesa e investimeve ka bërë që ky komunitet dhe kjo zonë të mos tentoj aspak ndryshimin. Fshati zimur me pak investime në rrugë kthehet një atraksion i mirëfilltë i turizmit malor. Bjeshkët e Gramës rreth një orë e gjys larg me një bukuri të pashoqë qëndrojnë të zbuluara nga turistët për shkak të mungesës së infrastrukturës. Relievi I thyër që ky fshat ka shërben mjaftë mirë por dashamirësit e parashutës që kohët e fundit shpesh kemi parë të tillë. Ushqimet tërësisht bio dhe të vështira për tu gjetur në disa prej vendeve gjinden pikërisht në këtë zonë, ku pak kohë më parë vetë banorët e kësaj zone menduan të investonin për turizmin malor.
Pak më pak se 2 kilometër në fshatin Bahute ndodhet shtëpia pritëse “Elezi” e cila pret turistët e huaj kryesisht.