Komisioni Rregullator i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve vendore të 6 marsit.
Në mbledhjen e sotme, “Rregullatori” miratoi rezultatet e dala në 6 bashkitë e vendit ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale, ku PS fitoi 5 prej tyre, ndërsa koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, doli fitues në Shkodër.
Kujtojmë që, në zgjedhjet e pjesshme, PS-ja mori pesë bashki – Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Vorë dhe Dibër – pavarësisht pjesëmarrjes të ulët as 1/3 e zgjedhësve në total.
Vorë (votim elektronik)- Blerim Shera, Lushnje- Eriselda Sefa, Durrës- Emirjana Sako, Rrogozhinë- Edison Memolla, Dibër- Rrahim Spahiu, ndërsa Bashkia e Shkodrës u fitua nga kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia.