Read Time:32 Second
Pas mbledhjes me grupin parlamentar të Partisë Socialiste, Edi Rama ndez ‘motorët’ për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashki më 6 mars. Mësohet se kryetari i PS-së, Edi Rama, bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të selisë rozë, Damian Gjiknuri, kanë mbledhur sot në një takim drejtues politik dhe deputetet e qarqeve ku ka zgjedhje.
Në vazhdën e diskutimeve mes Ramës dhe pjesëmarrëseve në takim ishte qarku i Fierit, pasi në bashkinë e Lushnjës do të mbahen zgjedhjet, pas shkarkimit nga detyra të kryebashkiakut Fatos Tushe, i cili u arrestua për shpërdorim detyre. Takimi në fjalë zgjati rreth një orë.