Ndërsa PS, PD dhe Shtëpia e Lirisë kanë filluar fushatën e tyre elektorale për zgjedhjet e pjesëshme për Kryetar Bashkie, të 6 marsit, edhe LRE – Lëvizja e Re e drejtuar nga pedagogu Arian Galdini ka prezantuar 2 kandidatët e saj për Kryetar Bashkie.
LRE është partia e re e vetme ndër ato që morën pjesë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, e cila vijon aktivitetin dhe këmbënguljen e saj për të qëndruar me synime të qarta në skenën politike shqiptare.
LRE është parti e djathtë dhe opozitare e drejtuar nga pedagogu dhe aktivisti i njohur politik dhe civil i së djathtës z. Arian Galdini.
Arian Galdini është i njohur për publikun shqiptar si njeriu që bëri në vitin 2015 betejën kundër mafias farmaceutike dhe praktikave e institucioneve të korruptuara të shëndetësisë.
Asokohe, mafia farmaceutike dhe Ministria e Shëndetësisë si edhe Kryeministri Rama e shpallën Arian Galdinin si armikun e shtetit, dhe prej asaj beteje e zhdukën nga çdo media duke e dënuar me harresë.
Por pavarësisht dënimit me harresë nga mafia farmaceutike dhe nga Qeveria Rama, Arian Galdini ia doli të ngrejë me një faqe facebooku dhe një celular, një parti të re të djathtë të quajtur LRE – Lëvizja e Re.
Nën ideimin dhe drejtimin e Galdinit, LRE – Lëvizja e Re, ia doli të konkurojë në zgjedhjet e 25 prillit, në të cilat mori afërsisht 4000 vota.
LRE është partia e djathtë dhe opozitare e qytetarëve të thjeshtë dhe të papërlyer e cila nuk ka në radhët e saj asnjë ish zyrtar të korruptuar, asnjë ish – drejtues politik të ndonjë partie postkomuniste të këtyre 31 viteve.
LRE është regjistruar për të marë pjesë në zgjedhjet e pjesëshme për Kryetar Bashkie të 6 marsit, me 2 kandidatë.
Sot, LRE ka bërë edhe prezantimin zyrtar të 2 kandidatëve të saj për Kryetar Bashkie, z. Jani Nano si kandidat për Kryetar Bashkie i Durrësit dhe z. Dritan Torba si Kandidat për Kryetar Bashkie i Dibrës.
Në takimin prezantues të 2 kandidatëve të LRE, u prezantua edhe slogani i kësaj partie politike për zgjedhjet e 6 marsit.
Slogani i LRE për këto zgjedhje do të jetë: Jo më alibi, Jo më votë për të keqen më të vogël. Ne zgjedhim më të mirin, Ne zgjedhim LRE.
Kandidati i LRE për Kryetar Bashkie i Durrësit z. Jani Nano është pedagog dhe trajner i Ekipit të Teutës për Boksin.
Ndërsa kandidati i LRE për Kryetar Bashkie i Dibrës z. Dritan Torba është ekonomist.