Zbardhet dinamika: Si nisi konflikti mes dy kushërinjve dhe vajzës që çoi në 3 të vdekur në Klos

0 0
Read Time:1 Minute, 56 Second

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e 3-fishtë që tronditi dje Klosin. Fiqiri Mjeshtri qëlloi me armë zjarri duke lënë të vdekur Ilir dhe Kenado Shirën dhe plagosi Renato dhe Eglantin Hasulën, (Respektivisht babë e bir dhe kushërinj me njëri-tjetrin). Gazetarja Klodiana Lala raporton se arma e krimit është shkrepur 7 herë, ndërkohë që plumbin e fundit të pistoletës TT Mjeshtri e ka shtënë ndaj vetes, duke i dhënë fund jetës.

Mësohet se Mjeshtri dispononte pistoletë pa leje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Lala raporton se dy të miturit përkatësisht Kenado dhe Renato, njiheshin me vajzën e Fiqiriut, shtetase e mitur, madje ajo pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale.

Gjithçka kishte nisur në muajin korrik të këtij viti, kur vajzës i ishte vjedhur dy adresat e saj të instagramit. Dyshohet se ka qenë 17-vjeçari Kenado Shira, ai që mendohet se ia ka vjedhur adresat dhe më pas e ka shantazhuar vajzën duke e kërcënuar se do t’i bënin publike të gjitha pamjet dhe fotot që kishte në rrjetet sociale.

Por 3 javë më parë është diskutuar mes familjeve kjo histori, dhe konsiderohej e mbyllur. Para 5 ditësh, Renato Hasula ka rinisur ta kërcënojë të miturin, ndërsa kjo e fundit për shkak të frikës ka refuzuar që të shkojë 3 ditët e fundit në shkollë.

Pas këtij mësohet se vajza i ka treguar të atit se çfarë po ndodhte teksa ky i fundit ka thirrur të atin e Kenados, Ilir Shira dhe xhaxhain Fatmirin. Në kafenenë ku janë takuar ka nisur debati, duke përfunduar në të shtëna me armë zjarri. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja, por janë qitur 7 plumba pasi njëra nga predhat është konstatuar më vonë në vendin e ngjarjes.

Ishin pikërisht vëllezërit e tij që komunikuan me policinë pas krimit për të negociuar me blutë, por që pas disa minutash Fiqiriu u gjet i vetëvrarë 100 metra larg banesës së tij. Nga ana tjetër, i riu Renato Hasula nga shtrati i spitalit ka thënë se do të japë sqarime në një moment të dytë, duke treguar shkurtimisht historinë që ka përmbajtjen e deklarimeve të të miturës. Ndërsa babai i tij Eglantin Hasula ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë dhe në pamundësi për të dëshmuar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %