Yuri Kim në Peshkopi, pranon ftesën e qytetarëve për kafe

0 0
Read Time:44 Second

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është e dashuruar me natyrën shqiptare dhe këtë herë ajo ka vizituar qytetin e Peshkopisë.

Kim ka takuar shumë qytetarë, me disa prej të cilëve ka konsumuar dhe një kafe. Nuk është rasti i parë që ambasadorja ulet me qytetarët e thjeshtë, këtë e bën sa herë viziton qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Në vizitën time të parë në Peshkopi #Dibër të bukur, me @ambassadorelsaalbania. Ne vizituam qendrën turistike lokale që u zhvillua me mbështetjen e @usaid & @sidasweden. Ne gjithashtu takuam shumë qytetarë të dashur gjatë shëtitjes sonë në bulevardin kryesor, përfshirë edhe disa zotërinj që na ftuan për kafe.

Faleminderit Ethem Muda, Shukri Konesha, Nuri Sallahu & Xhemal Jashari për kafen & bisedën.

Ne pajtohemi 100% që Dibra ka potencial të madh që duhet zhvilluar më shumë. Shpresoj ta vizitoj përsëri së shpejti”, shkruan Kim.

Mat tv

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %