Ekipi i Partizanit ditën e djeshme në rrjetet sociale njoftoi se ish bomberi i Korabit Xhuliano Skuka, pjese e ekipit të Dinamos nënshkroi me Demat e Kuq deri në vitin 2024.
Kjo është një arritje tjetër për djalin nga Maqëllara e Dibrës i cili me talentin e tij po bind drejtuesit e ekipeve elitë të futbollit shqiptar.
Më tej ekipi i Partizanit shkruan:-
FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Xhuliano Skuka. Sulmuesi 23-vjeçar dhe klubi kanë nënshkruar kontratën mes tyre të vlefshme deri në vitin 2024. Skuka golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në kategorinë e parë,
në 15 javët e këtij sezoni ishte pjesë e Dinamos skuadër me të cilën rregjistroi edhe 13 prezenca.
|S.Z – Dibra ON|