Padyshim që një nga emrat më të spikatur në ekipin e Korabit kohët e fundit është Xhuliano Skuka. Prej disa sezonesh ai u bë lider dhe golashënues duke ndihmuar ekipin në shumë ndeshje delikate në kampionatin e Kategorisë së Parë. Këtë vit ai i shpall i dyti si golshënues më i mirë i kampionatit.
Skuka nuk do të jetë më pjesë e ekipit dibran dhe këtë lajm e dha vetë futbollisti në rrjetet e tij sociale.
Me shumë emocione ai shprehet:-
Nuk eshte e lehte ti jap lamtumiren nje ekipi , stafi , tifozerie me ane te se cilave une sot jam ketu ku jam . Falenderimet jan me te paktat qe mund te kem per ju per keto 3 vite qe me keni dhuruar besimin tuaj , mbeshtetjen tuaj dhe emocionet e pa pershkrueshme . Por etapes sime si lojtar i klubit te Korabit i erdhi fundi . Sot me ane te ketij shkrimi falenderoj stafin , te gjithe cunat e ekipit te cilet u bene me shume se shok skuadre dhe me e rendesishmja i jam perules tifozerise me te bukur , asaj dibrane .
Me respekt, Xhuliano Skuka.