Xhelal Mziu: Braktisja e shkollave rekord 30 vjeçar në qarkun Dibër

0 0
Read Time:1 Minute, 5 Second

Nga Xhelal Mziu

Arsimi, për vitin buxhetor 2022 do të jetë më i ulëti i 10 viteve të fundit në raport me GDP-në!

Parada e propagandës rilindase sot, është kontrasti më i keq i gënjeshtrës me realitetin!

Objektivi i Rilindjes ishte që Arsimi të zinte 5% të GDP-së, por dhe pse po buxhetohet viti i 9 i rilindjes, arsimi për vitin që vjen do të jetë vetëm 2.6% e GDP-së, më e ulëta në rajon e Europë!

Është planifikuar që të rritet paga e punonjësve të arsimit me vetëm 6 % paga e “funksionit”, jo paga totale, e përkthyer ndaj totalit, kemi vetëm 3% rritje!

Por nqs shikojmë efektin e inflacionit, % e rritjes është më e vogël se inflacioni që kemi sot!

Mashtrimi i kësaj qeverie nuk mbaron me aq, pasi rritja e pagave parashikohet për të hyrë në fuqi për gjysmën e dytë të vitit 2022.

Në qarkun e Dibrës asnjë qindarkë nuk është planifikuar për 2022 për ndërtim shkollash, apo rikonstrukdion shkollash, pavarësisht se shkollat janë në situatën më kritike tamam si në kandahar!

Nuk paguhet transporti i mësuesve dhe i fëmijëve, nuk paguhet largësia e mësuesëve, nuk kemi mësues me diplomë, por militantë ose patronazhist të rilindjes!

Braktisja e shkollave ka thyer çdo rekord 30 vjeçar në qarkun Dibër!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %