Nga: Sidorela Shehu
Nëse duhet të përmend dy vëndet më të vecanta në Dibër sigurisht që dy herë do të përmendja Vleshën.
Ajo është pjesë e Njësisë Administrative Sllovë të Dibrës dhe ndodhet diku rreth 25 km larg qëndrës së qytetit të Peshkopisë. Prej më shumë se 300 vjetësh Vlesha qëndron në këtë ballkon duke pritur e përcjellë njerëz, vite, zakone, tradita të mira e gjithcka që koha I ka servirur kësaj zone .Ekzistenca e saj merr jetë edhe nga toponimet e ndryshme të vendit si : Kodra e Kishës; Kroi i Shëngjergjit, lisat e Shëngjergjit që dëshmojnë fort që fshati Vleshë ka një histori të lashtë dhe me vlera të jashtëzakonshme. Mbase këto toponime vërtetojnë historikun e një popullsie të vjetër katolike që jetonte njëhere e një kohë ne Vleshë dhe që ende sot ndihen ecjet e të parëve tanë.
Fshati Vleshë ndodhet poshtë rrugës kryesore që lidh atë me Kalanë e Dodes dhe Kukësin duke e bërë atë një pikë strategjjike për pushuar dhe shijuar pamjet fantastike që kjo zonë të servir. Nga ana e poshtme fusha, e cila kufizohet si nje gadishull në tri anët me tre fshatra te tjerë, Kallën, Zall-Kalisi, Sllovën dhe nga ana e sipërme Stërmeci, mali i fshatit duket sikur vë kufij dhe nëse ngjitesh në majë të tij, ai hap kufinjtë, gjithashtu duket sikur zoti ka krijuar enkas për fshatin një ballkon në trup të tij. Madhështia e tij hap krahët në lindje te diellit dhe qëndron hijerëndë kur nata zbret mbi të! Vlesha qëndron prej 300 vjetësh në këtë ballkon duke pritur e përcjellë njerëz,vite,zakone,tradita dhe luftëra që për hir të vërtetës kjo zonë mbetet hisktorike për sa i përket këtij aspekti. Mjafton të kujtojmë Elez Isufin, Cen Elezin e shumë të tjerë nga zona e Sllovës por dhe jo vetëm, personazhe këto që dhanë një ngjyrim mjaftë të rëndësihëm historik kësaj zone dhe mbarë Dibrës.
Uji i ftohtë I Vleshës dhe Teqja e Sheherlerëve simbolizojnë në mënyrë më perfekte vlerat dhe fetare, kulturore dhe natyrore që zoti bujarisht i dha kësaj zone kaq të bekuar. Uji i ftohtë buron sipër rrugës nacionale që lidh qytetin e Peshkopinë me Kukësin pak metra larg fshatit Vleshë. Të shumtë janë personat që vijnë nga Tirana, Kukësi, Peshkopia zonat përreth në ujn e ftohtë të Vleshës pasi vetitë e tij kurative janë shumë të larta.
Dikur Vlesha mbushej plot me zëra fëmijësh të cilët luanin dhe ndihmonin prindërit e tyre në punët e fshatit duke qenë se popullsia në këtë zonë ishte jashtëzakonisht e dendur. Sot si për ironi të fatit në këtë vend nuk gjen tjetër vecse vetminë, zymtësinë dhe boshllëkun që ikja e njerzive i ka lënë këtij vendi. Lëvizja e popullsisë dhe mungesa e shpresës dhe investimeve shëmtoi ndjeshëm lezetin dhe kënaqësinë që një zonë me kaq traditë mbante.
Sipas një studimi të bërë në zonën e Dibrës Vlesha dhe Zercani janë zonat më arsimdashëse dhe kjo gjë vërtetohet nga personalitetet e njohura të kulturës dhe politikës që kjo zonë ka. Sherefedin Shehu dhe Sadri Abazi janë nga deputetët e Parlamentit Shqiptarë djem të këtij fshati që janë shumë të suksesshëm në fushat ku ato operojnë. Shumë arsimtarë të fshatit kanë dhënë ndihmesa për shkollimin e brezave të ndryshëm duke hedhur dritë për një të ardhme të mirë për cdokënd. Ekziston një ndjenjë kënaqësie të flasësh për të! Krenare për vendlindjen time ,unë akoma ndjej ecejaket e një dite të bukur pranvere, ku unë dal në oborr të shtëpisë dhe aroma e pemëve të lulëzuara më shoqëron për një kafe të shkurtër turke! Pasuri për mua dhe vendasit e saj dhe për të tjerët një fshat që ndoshta nuk do e njihni mjaftueshëm
Për ata që e njohin Vleshën thjesht kalimthi nga rruga kryesore ,nuk mund ta dinë gjallërinë që ajo akoma merr dhe jep nga cdo stinë. Pranvera i dërgon zogjtë që trokasin netëve të gjata në pemët e lulëzuara plot hare.Vera e përcjell me ardhjen e nipërve ,mbesave që kthehen në fshat për pushime të qeta.Vjeshta rikthen gjallërinë e njerëzve punëtore kur marrin frytin e punëve të lodhshme te verës.Kurse dimri hedh mbi të petkun e bardhësisë duke dhënë një magjepsje të një vendi krejtësisht turistik. Tani popullsia e Vleshës është e pakësuar në numër por nuk mungojnë akoma njerëzit e mirë dhe mysafirë ;ata njerëz qe akoma tregojnë historitë e të parëve tane me një lloj fanatizmi;ata njerëz që në raste dasmash mblidhen tok më tok për të ndihmuar njëri tjetrin në gatime ose në përcjellje te miqve të rinj.Janë pikërisht këto virtyte që bëjnë të ndihesh se nuk je vetëm.