Nga:Samet Zagradi
Të kesh një talent është e dhënë e zotit, të përfitosh të ardhura nga talenti yt do të thotë që po bën gjënë e duhur. Të mposhtësh paragjykime e të vazhdosh të ecësh egër drejt punës dhe suksesit tënd është një aftësi e cila shumë njerëzive u mungon. Të rrallë janë njerëzit amicioz e që nuk e mendojnë ikjen por jeton dhe kontribon në vendin e tij. Një prej tyre është Visi, një nga personat më popullorë e me një kulturë për tu pasur zili në qytetin e Peshkopisë. Visi Turfullari I njohur si DJ VISI njihet sot si një nga muzikantët më të mirë që në dasmat dhe gëzimet tona familjare na bën të ndihemi komod dhe këtë status e fitoi me vështirësi e pasion të madh për punën.
Ai e nisi rrugën e muzikës që fare I vogël rreth moshës 5 vjecare ku nisi kursin e pianos me një mësues privat duke sakrifikuar ekonominë familjare. Ai tregon për DibraOn.com se babai I tij muzikant nëpër dasma paguante 100 lekë të reja për një orë kurs në vitin 1995 pasi që në atë kohë kisha qejf të dëgjoja muzikë. Varfëria ishte e pranishm kudo dhe pas dy muajsh e mbaj mend gjyshen time qe me pensionin e saj më bleu një piano të cilën ushtroja në shtëpi. Babai ishte mësuesi dhe kritiku kryesor deri sa në moshën 13 vjecare unë u bëra pjesë e grupit të orkestrës që babi im ishte. Puna në atë moshë sigurisht që nuk është e këshillueshme por pasioni dhe nevoja më detyronin që të punoja dy dasma në ditë që për një fëmijë ishte rraskapitëse. Puna më pëlqente dhe doja të bëja dicka ndryshe sepse doja të arrija të ardhura më të shumta derisa u shkëputa nga grupi i babait dhe dola si person I vetëm DJ. Në atë kohë I gjith qyteti kishte vetëm 3 Dj dhe unë nuk kisha asnjë njohjë derisa fillova me vështirësi të futesha në treg dhe të krijoja një emër si Visi Dj. Puna pa hile dhe me pasion më bëri që të punoja dhe të investoja në këtë profesion duke ardhur në ditën që pronotimet bëhen 3 muaj më parë. Dasmat në gjithë Dibrën, Greqi, Maqedoni dhe në disa qytete tjera të vendit më kanë bërë të ndihem I kënaqur me stadin që kam arritur sot. Faleminderit zotit dhe njerëzve që kanë besim tek puna ime: – shton për më tepër Visi Tufallari një I ri që nga pasioni I tij për muzikën arriti të investonte në profesion dhe sot të ketë një status të mirë në publik.
Të rinj si Visi duhet të jenë shembull për shumë të tjerë duke besuar fort në zot, në vete dhe në pasionin e tyre do ja dalin duke bërë sukses dhe të aardhura për ta. Të rinj si ai që me edukatën dhe vlerat e tij të larta njerëzore bën që familjarët të mos e lënë dasmën e tyre në dorë tjetër përvec Visit. Portali DibraON.com ka në fokus promovimin e të tillë vlerave sic është Visi Tufallari. Dibra ka vlera të cilat kanë nevojë të promovohen.
DibraON.com