Vetëm 1 i infektuar në 24 orë, Dibra qarku më pak i prekur nga COVID-19 në Shqipëri

0 0
Read Time:1 Minute, 9 Second

Rastet me koronavirus që prej Janarit të 2021 janë identifikuar nga epidemiologët në çdo cep të Shqipërisë, madje dhe në fshatrat më të izoluar dhe me një numër të kufizuar banorësh.

Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, Dibra është qarku më pak i prekur nga pandemia e Covid-19. Në 24 orët e fundi ky qark ka regjistruar vetëm një të infektuar, ndërsa në total që prej fillimit të pandemisë janë prekur nga koronavirusi  2505 persona, prej të cilëve 2354 janë shëruar dhe janë aktivë 102 persona.

“Tirana është epiqendra e Covid-19, me 55 084 të infektuar në 13 muaj. 39 266 e kanë mposhtur virusin, ndërsa 14 834 janë ende aktivë”.

Pas Tiranës, Fieri është qarku me numrin më të lartë të të infektuarve në total, të të infektuarve aktivë dhe rasteve të reja në 24 orë. Në total, në Fier janë infektuar 11 480 persona, por vetëm 959 prej tyre janë aktivë me Covid, ndërsa të tjerët janë shëruar.

Durrësi dhe Vlora po ashtu janë qarqe që kanë shënuar raste të mëdha të të infektuarve me Covid-19. Në Durrës numërohen 272 të infektuar aktivë, ndërsa në total janë prekur prej koronavirusit janë mbi 10 mijë e 200 persona.

Ndërsa në Vlorë janë 259 të infektuar aktivë, ndërsa totali i atyre që janë prekur nga Covid-19 ka shkuar në mbi 9 mijë persona.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %