Pas vekjes së minartorit në minierën e Bulqizës në zonën D, reagon edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Përparim Spahiu.
Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në facebook, ai rikthen në vëmëndje Satusin e Minatorit. Gjithashtu, Spahiu, na kujton edhe ngjarje të tjera të ngjashme ku në minierën e Klosit në vitin e kaluar humbën jetën 7 persona.
Kujtojmë që viktima ka qënë duke punuar brenda në minierë në momentin kur është shembur një masiv shkëmbor.
Më poshtë është statusi i plotë i depuetetit Spahiu:
“Një tjetër ngjarje e rëndë, me pasoja vdekjen, në minierën e Bulqizës.
Prej dy ditësh asnjë fjalë nga përfaqësues të qeverisë por as deputetë të mazhorancës që përfaqësojnë qarkun.
“I kuptoj” fare mirë, s’kanë asnjë fjalë për të thënë, pasi Ai të heq nga lista…!!!
Puna në minierë është nga më të rëndat, në vitin 2018 shtatë persona humbën jetën në galeritë e kromit në Bulqizë e Klos.
Viti 2018 iku, jemi në Shkurt 2019, dhe akoma asgjë për Statusin e Minatorit, status që minimalisht do të zgjidhte problemet financiare për familjet e minatorëve, e sidomë atyre që humbasin jetën në minierë.”
Ngushëllime bashkëshortes dhe dy fëmijëve të Allamanit!
DibraOn.com