Vazhdon tradita e veçantë e mundjes në Gollobordë

0 0
Read Time:1 Minute, 30 Second


Bashkia Bulqizë në bashkëpunim me Shoqatën e Mundjes “Golloborda”, mundësuan zhvillimin e kupës së 8-të tradicionale, në sportin e mundjes në zonën e Gollobordës në Ostren të Madh. Në këtë aktivitet morën pjesë, kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar Veron Bezhani, sportistë të grupmoshave të ndryshme, jo vetëm nga zona e Gollobordës që tradicionalisht njihet në mbarë vendin për ushtrimin e sportit të mundjes, por edhe nga Dibra, Maqedonia, si dhe sportistë veteran të këtij sporti ndër vite. Ky aktivitet që tashmë është kthyer i përvitshëm, startoi me një koncert festiv përgatitur nga nxënësit e Shkollës së Mesme Ostren. Ndërkohë për të pranishmit në ambjetet e kësaj shokolle u bë e mundur edhe hapja e një ekspozite me veshjet tradicionale të rrethit të Bulqizës.
Kryebashkiaku Melaim Damzi, tha se ka mbështetur në vazhimësi zhvillimin e sportit të mundjes tradicionale në zonën e Gollobordës, por dhe në sporte të tjera si ai i skive.
Riti i sportit të mundjes në Gollobordë është i vjetër, ndaj dhe është trashëguar e transmetuar nga brezi në brez. Kryetari i Shoqatës Sportive “Golloborda” Razi Rama, tha se mundësit Gollobordas kanë dhënë vlerat e tyre në mbarë vendin:

Tradita e do që aktiviteti i mundjes të zhvillohet në një ambjent të hapur, pra tradicional dhe përveç kupës, fituesi shpërblehet edhe me një dash. Garat për Kupën e Mundjes Tradicionale të Gollobordës, nuk u penguan nga reshjet e shiut, por u zhvilluan të shoqëruara nga grupi i daulleve dhe curleve të zonës. Garuan tre grupe, ku për grupin e para të rinjëve deri 15-vjeç, fitues u shpall Vilson Tola, për grupin e dytë të rinj 15-20 vjeç fitues u shpall Ilir Osmani dhe për grupmoshën e rritur mbi 20 vjeç fitues u shpall Ardit Kanxha nga Trebishti, i cili fitoi kupën dhe dashin.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %