Vaksinimet anticovid në Qarkun Dibër, të rinjtë “refuzojnë” vaksinën kineze

0 0
Read Time:50 Second

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale vendosi që për dy ditë në datat 29 e 30 Qershor të bëhej vaksnimi masiv i të rinjëve mbi 18 vjeç. Ndërkohë, gjatë një vëzhgimi të bërë në pikat e vaksinimit në Qarkun Dibër, vihet re se është një numër shumë i vogël të rinjsh të cilët janë paraqitur dhe janë vaksinuar. Burime pranë këtyre qendrave thanë se pjesa më e madhe e të rinjëve që janë paraqitur nuk e kanë bërë vaksinën në dispozicion të tyre Koronavax. Në Klos numri i të rinjëve që janë paraqitur për të marrë vaksinën ka qenë rreth 15 persona në dy ditë. Infermieri vaksinator pranë kësaj pike vaksinimi Bashkim Doka shprehet se të rinjtë refuzojnë vaksinën kineze pasi sipas tyre nuk njihet nga shumë shtete.

E njëjta situatë është edhe në Bulqizë e Dibër. Burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor thanë se numri i të rinjëve është shumë i vogël për shkak se refuzojnë vaksinën koneze Koronavax.

Marrë nga Mat TV

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %