Nga: Samet ZAGRADI
Dihet që dibranët njihen si njerëz punëtorë dhe të ndershëm, vyrtite këto të trashëguara brez pas brezi. Edhe përse terreni malor dhe investimet e pakta dibranët ja kanë dalë gjithmonë të jenë të suksessëshm në cdo aspekt.
Një prej tyre është Urim Torba, I lindur në fshatin Shimcan të njësisë Administrative Tomin dhe puna për të është e vetmja gjë e cila e mbush me pozitivitet. Ai prej vitesh u largua nga fshati por duke mos e harruar kurrë atë duke u kthyer dhe zbukuruar parcelat me e produkte tërësisht bio dhe natyrale. Peshkopi- Shimcan është rruga e cila Urimi e bën çdo ditë për tu kujdesur për parcelat e tij me fruta te ndryshëm.
Urimi tashmë 55 vjec prej vitesh emigron në shtetin Grek ku puna që kryesisht në fushën e pemtarisë. Ai këtë punë e ktheu në pasion ku në kohët që kalon në qytetin e Peshkopisë ia kushton fushës së tij të preferuar duke kaluar pothuajse pjesën më të madhe të kohës në fshatin e tij të lindjes. Në fshatin Shimcan në tokat e tij Urimi ka një mori pemësh frutorë si mollë, kumbull, qershi, arrë, lajthi dhe së fundi ka frutin e aronias.
Ai thotë se puna e zbukuron dhe i jep një pamje tjetër parcelave dhe një punë e ndershme e zbukuron njeriun
Torba për portalin DibraON thotë se kënaqësia më e madhe është kur sheh tokën e trashëguar nga I atë të zbukuruar me fruta dhe produkte të cilat i përdor për familjen e tij si dhe për tregëti. Pavarësisht mungesës së tregut Urimi nuk ndalet se punuari. Ai madje na tregon disa këshilla rreth kësaj fushe. Ai na tregon se krasitjet zakonisht bëhen pas rënjes së gjetheve por ka pemë si qershia që mund ti krasisësh edhe me gjethe. Ndërsa në vendin tonë në Peshkopi periudha më e mirë është muaji shkurt deri nga data 15 mars. Është e rëndësishme ideja e temperaturës pasi temperature -10 gradë cecius e dëmton pemën. Fruti I rrushit preferohet të krasitet pak më vonë nga pemët e tjera por jo më vonë se muaji mars.
Urim Torba nëpërmjet portalit tonë shpreh shqetësimin që pjesa më e madhe e tokave po mbetet djerrë dhe është mëkat që instancat nuk po marrin masat të cilat do të ndihmonin fermerin në submvencione dhe sigurimin e tregut të të produkteve të njohura bio të Dibrës.