Ura në hyrje të Klosit vijon të jetë rrezik potencial për aksidente dhe për tu shembur

0 0
Read Time:1 Minute, 0 Second

Ndonëse ka një projekt për tu ndërtuar nga fillimi prej më shumë se katër vitesh, ura në hyrje të qytetit të Klosit ka mbetur po e njëjta. Kjo vepër arti e rrugës nacionale Skuraj – Peshkopi mbetet problematike për shkak të gjendjes së amortizuar të saj por edhe për rrezikun që ju kanoset kryesisht nxënësve të shkollave të Klosit teksa kalojnë në të njëjtën hapsirë me makinat. Specialistët e kanë nxjerrë urën të rrezikshme për shkak të problemeve të krijuara në konstruktin e saj, kryesisht tek këmbët. Prej vitesh këmbët e kësaj ure janë gërryer nga ujërat e zallit që kalon pooshtë saj. Nisur nga kjo, Bashkia Klos hartoi një projekt për ndërtimin e një ure të re me hapsirë më të madhe për makinat dhe këmbësorët, por ai ka mbetur në letër. Drejtuesit e mjeteve thonë se kalimi mbi këtë urë nuk është i sigurtë, sidomos për mjetet me ngarkesë të rëndë. Po ashtu, problem mbeten edhe këmbësorët që kalojnë në të njëjtën hapsirë. Ata kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të marrin masa dhe të ndërtojnë urën e re.

Ura në hyrje të Klosit është bërë shpesh burim aksidentesh për shkak se në të kalojnë paralelisht këmbësorë dhe automjete.

Mat TV

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %