Tre problemet e provimeve të maturës

0 0
Read Time:3 Minute, 58 Second

Nga Ervin Nezha

Rezultatet e Matures 2019 ne provime , jane deshmi e nje uji te turbullt ne te cilin vazhdon te notoje sistemi yne i arsimit parauniversitar. Ndertimi i tezave te provimit me nje veshtersi te larte ,ndoshta edhe pa qellim, na beri te kuptojme sesa te brishta jane rezultatet qe prodhon shkolla jone. Ne fakt, kjo gje dihej dhe duhej te qe parashikuar qe ne hartimin e tezes se provimit. Testimi si forme rekrutimi (perzgjedhjeje) nuk duhet te kete si qellim te kapi konkuruesin “ne gafil “, por te mate sa me objektivisht njohurite e fituara prej tij, te pakten per tre vitet e shkolles se mesme . Nderlikimi i tezave me dashje ose jo, ndoshta, edhe nga paaftesia e hartuesve, nxori ne pah, te pakten tre mangesi:


1 – Mesimedhenie e dobet ne shkollat tona sipasoje e kualifikimit te ulet te mesuesve . 
2- Mungesen e bibliotekave dhe bazes materiale, e cila luan rol kyç, ne formimin intelektual te individit.
3. Unifikimin e niveleve te maturanteve duke shperfillur kushtet ekonomiko -shoqerore sipas shperndarjes gjeografike. 


Po e nisim nga e treta qe duket pak me e nderlikuar dhe aspak bindese per disa. Eshte e provuar shkencerisht se kushtet shoqerore por sidomos ekonomike luajne nje rol thelbesor ne procesin e mesimnxenies. E thene ndryshe, nuk mund te barazohen kurresesi mundesit e progresit te nje nxenesi te kryeqytetit me ato te nje nxenesi te nje zone rurale (perjashto rastet e vecanta), sepse ketij te fundit i duhet te beje psh. 3 ore ecje ne kembe per te arritur shkollen. Te mos marrim rastin me fatkeq kur pasditeve qe kthehet nga shkolla ,nxenesit i duhet te ndihmoje ne familje, per te lehtesuar jetesen. Kjo eshte thuajse e zakonshme per nxenesit e fshatit.


Per t’ju pergjigjur pikes se pare, pra nivelit te dobet te mesimedhenies , une do I referohesha lendes se Letersise, te cilen mendoj se e njoh me mire. 
Si ka mundesi qe notat e Letersise, per ç’do vit nuk jane te mira?
Pergjigjeja me klasike qe degjon udheve , eshte ajo , sipas se ciles letersia eshte subjektive dhe rezultati i testimit lidhet me teper me korrigjuesin e tij, sesa me vete te testuarin. Kjo nuk eshte e vertet. Ose te pakten, une mendoj se nuk eshte e vertet. Problemi qendron diku tjeter. Ne vitin 2006, ndodhi nje ndryshim i madh i kurrikules sone , e cila perfundimisht u largua nga mbetjet e orientimit lindor qe kishte zgjatur per rreth 70-te vjet, per t’iu perqasur atij perendimor.

Ne lenden e Letersise ndryshimet qene radikale. U hoqen nga tekstet autore te realizmit socialist si Gorki, Majakovski etj, per t’u zevendesuar me autore te letersise universale , te tille si Markez, Kamy, Kafka, Joyce. E ndersa me te paret ndiqej nje metode pozitiviste dhe biografike analize, per te dytet veshtersia e analizimit kerkon nje shkalle shume me te larte aftesie, si pasoje e formave sintaksore te nderlikuara , ideve dhe botkuptimve shume me te arrira. Kjo mendoj se i vuri ne veshtersi mesimedhenesit, pasi u gjenden te papergatitur per te reflektuar. Se pari, per shkak te moshes se madhe e cila nuk favorizonte ndryshimin dhe e dyta per shkak te nje mospershtatje me risite qe solli koha duke mbetur nostalgjike deri ne fund te sistemit te pare. Zgjidhjen ua gjeti shtepija botuese Albas, qe u dhuroj nje liber pune te thjeshtuar, te quajtur ”Celsi”. Po, a mjafton nje liber te barazohet me dhjetra te tjere. Jo, perderisa ai eshte ndertuar per te qene nje thjeshte nje manual dhe jo nje burim. Prandaj eshte e pritshme qe kur te analizosh nje personazh si Mersoi i Kamyse me terma “i miri ” apo “i keqi “, eshte normale te humbasesh pike ne testim.

Ndersa, persa i perket pikes se dyte, qe fare rastesisht e lame per ta analizuar ne fund, e cila perqendrohej te faktoret e jashtem qe ndihmojne mesimenxenien, konstatonte mungesen e bibliotekave, sallave te studimit, internetit ne shkollat tona. Mungesa e bazes materiale, eshte ne vetvete nje problem me i madh se fenomeni i mosleximit, sepse nese per mosleximin faktoret jane psikologjike (lidhen me vullnetin, edukimin dhe nxitjen), faktoret e mungeses se bazes materiale jane fizike dhe te parikuperueshem lehtesisht.

Mungesa e tyre ben qe nxenesi te harxhoje shume energji dhe para, per ti gjetur, çka eshte normale te shkaktoje te ai gjendje demoralizimi. Keshtu qe per ta mbyllur, nese ky dimer qe nje reflektim mbi sistemin universitar, kjo vere duhet te jete nje reflektim per sistemin parauniversitar qe eshte po aq i rendesishem, ne mos me teper, sepse sikur thote populli, me miell misri nuk behet buke gruri. Pra, pa nje sistem parauniversitar te pranueshem, nuk mund te kete nje universitet te sinqerte!
(Shenim: Ky shkrim eshte nje veshtrim krejt personal dhe normalisht nuk mund te merret ne menyre kategorike si i vertet)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %