Rubrika “Heroinat e Dibrës”
Në mes të rrymës së vrullshme për të kapur ritmin e ditëve, të gjithë vrapojmë për të arritur qëllimet e vënavetes. E sfidat më të mëdha u ngarkohen njerëzve mëtë fortë. Të jetosh në mes të kushteve të vështira, detyrohesh të bëhesh heroinë e vetvetes, e fëmijëve, e familjes për të mbijetuar .
Si mbijetohet kur kushtet për arsimim nuk të janëofruar, kur koha të ka rrëmbyer ato pak ëndrra për tëqenë e arsimuar?!
Të rralla e unike mbeten ato zonja që sado të rëndë ta kenë ngarkesën mbi supe, nuk rënkojnë. Përmes syve u lexohet shpirtdëlirësia e një zonje kryelartë që e menaxhon jetën e saj, pa humbur ekuilibrin e duhurjetësor.E tillë, është zonja Firuze Vrenezi. Ajo numëron48 vitet e saj, duke kaluar nëpër ujëra të kripura e tëëmbla. E ajo ballëlartë shprehet se :
“-Flota ime ka notuar nëpër stuhi me ngjyra gri, porthellë në shpirt bardhësia e mposht hijen e vendosurpara syve . “
Firuze Vrenezi, zonja që e ka të skalitur traditëndibrane në genin e trashëguar kohë pas kohe ,për tëqenë gruaja e vlerave mikpritëse e me zemrën plot tëhap portën e shtëpisë dhe krahëhapur të buzëqesh. Mëpas të servir me tërë ushqimet bio të vendit. Znj.Firuzejeton në fshatin Staravec të Njësisë Administrative Tomin . Që në moshën 17 vjeçare u vendosi e mbyllisirtarin e ëndrrave për të qenë një zonjë e vetvetes nëbotën e dijes,duke ngritur thellë në tëpandërgjegjshmen e vetëdijes se kursi apo shkolla përtë I ishte vënë pika . Aty ndaloi jeta për të,kishtemenduar sa herë. Por ama,në të vërtetë aty kishte nisurkuptimi i gjithçkaje. Ditët kalonin e ajo niste mëngjesinherët për të pastruar oborrin e rrugicën e shtëpisë. Siçdihet, në Dibër gratë e kanë pastërtinë në gjak. Më pas, rutina e ditëve e gjen në mes të blegërimeve tëbagëtisë, duke i ushqyer dhe kujdesur për nevojat e saj.
Jeta të detyron të përshtatesh me rrethanat. Ndonëse, shpesh reflektojmë në vetvete se fati na ndryshon krejtrrjedhën e jetës. Fatin nuk e zgjedhim ne, por mënyrënse si ia dalim e zgjedhim vetë. E znj.Firuze nuk kapritur që mrekullia të bjerë nga qielli, apo t’I hapë sytëtek ndonjë tjetër që të bëhet heroi i saj.
Përkundrazi, shprehet me të tilla fjalë :”-Të qenit gruanë një vend si Dibra, ku fjalët e njerëzve qarkullojnëme të shkelur pragun e shtëpisë nuk është e thjeshtë.E për të një zonjë e mirë duhet shumë punë. Nuk ka njeri pas sprova, e sprova ime është tëpërballem me mbijetesën dita-ditës. Monotonia e jetëstë duket e bezdisshme ndonjëherë, por ato që mëmbushin me jetë janë katër fëmijët e mi. Për ta, mundohem që asnjë grimcë trishtimi të mos shoh nësytë e tyre, dua që t’I arsimoj e t’u jap gjithçka që unënuk e kisha. Madje, edhe gjakun e trupit e shes për ta. Ashtu siç çdo nënë do bënte për fëmijën e vet.
Nuk kam pasur kurrë pushim. Krahas punëve si nënëe zonjë shtëpie , duhet të ushqejë bagëtinë.Pasi, tek ta hapim sytë që të kemi të ardhura për të jetuar nëkushte normale si të tjerët.E më tej e mbyll ditënsërish pranë bagëtive dhe tokave të shumta që familjaime posedon.”
Si rasti në fjalë qindra gra në Dibër bashkë me frymëmarrjen thithin ajrin e përgjegjësisë më tepër seçnë të vërtetë u takon. Lodhja, sakrificat apo vuajtjet e tyre tregohen qartë në rrudhat që parakohe dalin nëfytyrat e tyre e të çarat e duarve,apo të nxirat në kohëne vjeshtës dëshmojnë punën e ndershme të tyre.
Kaq fisnike, larg komoditetit, larg palestrave apoqëndrave estetike gratë në Dibër ruajnë kaq natyrshëmdashurinë dhe kujdesin e pakursyeshëm për familjen e tyre dhe jo vetëm. Ato mbajnë peshën e cdo gjëjevecanërisht ato në fshat dhe si për ironi të fatit për to nuk flitet aspak.Jetojnë në hijen e tyre pa u vënë re, vetëm e vetëm që familja e tyre të ketë ngjyra tëhijshme.
Me një bismilah, rreth orës gjashtë të mëngjesit njëgrua në fshat zgjohet, duke filluar sistematikishtkronologjinë e një ditë të zakonshme. Të lidhura fort me traditat, pothuajse strikte të zonës gruaja duhet tëbëjë cdo gjë, duke filluar nga ndezia e sobës së druveqë shërben si sinjal se dera e shtëpisë është e hapur, mjelja e lopës, përgatitja e kafesë për të vjetrit e shtëpisë, pastrimi dhe vogëlsira të tjera të cilat patjeterduhet të mbarojnë gjithmonë para orës dhjetë tëmëngjesit.
Themi mbarojnë, sepse gruaja ka akoma punë. Tashmë,sërish edhe znj.Firuze detyrohet që jashtëpragut të shtëpisë ajo është e detyruar të punojë edhefushë pa marrë parasysh se cfarë stine është. Një gruanë fshat duhet të bëj dru, të kosis barin, të prashisë, pavarësisht se shumë prej këtyre punëve u takojnëgjinisë tjetër. Fshati nuk të jep shumë mundësi, e përkëtë arsye burrat detyrohen të emigrojnë jashtë, duke bërë që gratë të marrin vetë frenat dhe drejtimin e familjes.
Kështu, zonja Firuze mbetet një heroinë e vetes dhe e familjes. E ndonëse, ajo ka qëndruar në këmbët e saj, shtyllë mbështetëse ka pasur bashkëshortin e saj. Të dysë bashku e nisin punën pa përtuar. Në shenjën e mirëkuptimit na shprehet se :”-Të jesh grua e mirë do të thotë të lëvizësh brenda kuadrantit që njerëzit duanqë të jesh, ama për të qenë fisnike duhet të kapërceshkuadrantet që bota të vendos. Të jesh vetvetja në çdoçast e me hapa të sigurt të ecësh përpara. Vetëmkështu , si unë, ajo apo të tjera gra i vendosin synimvetes se bota është e jona. Mjafton ta duam e ta përqafojmë me buzëqeshjen se e sotmja është e bukuredhe e nesërmja do jetë akoma më e bukur.Vetëmkështu, do jemi dikushi për veten dhe për ato që naduan.”
Prandaj, si kjo zonjë me vlera e virtyte duhet tëmbathim këpucët fortë e ballartë të përballojnë ditëtkalendarike të vitit.
|Samet Zagradi & Albina Roshi|