Tjetër ngjarje e rëndë në Kamëz/ Babai abuzonte s*ksualisht me vajzën e tij të mitur

0 0
Read Time:1 Minute, 16 Second

Historitë e abuzimit seksual me të mitur vijojnë të trondisin shoqërinë shqiptare. Sërish në Kamëz, një e mitur dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga babai i saj 43-vjeçar. Policia ka vendusur në pranga këtë të fundit, ndërsa vajzës së mitur i është ofruar asistencë psikologjoke. Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar me inicialet J.D., i cili është denoncuar nga e bija e mitur se ka abuzuar me të. Kallëzimi është bërë në komisariatin nr 5 të Kamzës.

Ka qenë psikologia e shkollës ku ndjek mësimet e mitura ajo që ka zbuluar abuzimin. Burime bëjnë me dije se e mitura i ka rrëfyer psikologes rreth problemeit të saj, pasi ajo ishte interesuar për shkak të sjelljeve që kishte ndryshuar vajza. e mitura kishte rënë në sytë e stafit të shkollës dhe psikologes për ndryshim në sjellje, ç’ka ka nxitur interesin për të zbuluar se çfarë i ka ndodhur.

Mësohet se nga e njëjta zonë ku banon, këtë fundjave janë bërë dy denoncime të ngjashme, të cilat po verifikohen dhe nëse do të rezultojnë të vërteta do të merren masa konkrete.

Ky është një rast i përsëritur në Kamëz, pasi vetëm disa javë më parë, një 27 vjeçari dhunoi mizorisht dhe dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij 6 vjeçare. Kjo e fundit përfundoi me hemoragji e fraktura të rënda në spitalin e Traumës ku për disa ditë iu nënshtruar kontrolleve të intensifikuara. Babai monstër përfundoi në pranga ndërsa gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg.

Mat tv

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %