THATINAT E NJE JETIMI

0 0
Read Time:6 Minute, 8 Second

Nga Selman Meziu


Skicë


Njomëzak shpatesh të egra. Bir malsori me sy të zes shperthyes. Shikimi zhbirues, serioz, stepës. Sy mprehtë, dëshmi zgjuarsie. Balluket ballin bardhonjës, ia fshehin. Buzët e mbledhura me mjekrën e shkurtër tregues frike e turpi. Trupi, paksa i përkulur nga pesha e druve. Një triko e ç’ngjyrueme pambuku me shirita, shkëlqim mbytës. Pantallonat të grisura në gju, ku takojn shpinën e kam zbathunit. I vetmuar në një thatinë. Pranverë në fshatin Qafmurre aty këtu me barin i thatë, sikur i gërvishtin shpirtin peisazhit intim. Vogëlushi me krenarin e fshehur brenda vetes.
Vështroi fotografinë që më mbjell heshtje. Fjala më ngec në membranat e qelizave të trurit. Medet për mue që jam i zemruem. Idhnuem sa s’ka ma. Sforcohem që t’i largohem këtij shikimi njomzaku të trisht. Edhe të vetëm. Edhe me plag në shpinën thatinëzuar. Nuk dua të dijë aspak për fundin e tijë. Se shoqëria e shekullit të njëzete e njëtë nuk mund t’a përfytyroi. Ndoshat dikush i mbetur qyqar në trojet e të parëve. Jeton ky djalosh imcak skartuem nga dhimbjet e kohës, të na tregoi? Apo të ndjek pas fëmijën nënt vjeçar me duar të varura e hijen që e ndjek pas.
Jo, jo dua mbijetesën. Kërkoi vazhdimësinë e dhimbshme. Këtu në mes malesh kryeneçe të Qaf Murrës. Duhesh t’i bënte të gjitha. Te kulloste dhitë. Të ndihmonte nanën t’i milte ato. Sigurisht të mbillte, prashiste, priste e vilte misrin. Të thurte kosharin. Misri duhesh shkërmoqur, tharë. Dhe me thesin kështu shtërnguar me litar t’a çonte në mulli. Pluhuri i tijë i zbardhte flokët në moshën njëmbëdhjetë vjeçare. Buka e rreshkur në zjarr me pak shellire lyer, mbushës barku. Burim energje muskujsh. Sadopak. Sa për të mbijetuar. Ngulmues, vullnet shkambi për të kërkuar burime jetese. Këto m’i tregoi Isufi. Bir i virtytshëm i fisit Miha.
Ai, vogëlushi Isuf, nuk kërkoi jetimore. Jo prej dheut, trojeve të trashgueme duhesh me rrëmue. Duhesh me mihun dheun e arës në çdo stinë mbjellje fare. Aty ishte gurra jetëdhanse. Qumështi , domatja e kuqe dhe e regjun në sheka. Kandili qe do i ndriçonte germat e abetares. Mollat e kumullat e freskëta e të bamuna hoshaf. Se dimri ishte burgu me mure të bardha. Heje akulli në strehët e kasolles. Veriu, murrani, vërshellente me të ba, me t’u dridhun edhe mishrat e trupit. Opingat me lëkur kau dhuruar nga zemërdhimbshuni Eles Biba e lumturuan. Ashtu me kërcëllim dhamësh nga të ftohti, bucelame ujë të pijshëm, duhej mbushur. Se ndryshe….
Fshatin buze rrugës, kasollen mbuluar me rrasa, duhesh me e braktis pa mbush të trembëdhjetat. Barominat, kampionet e sondave, veshur opingat e lopës lidhur me gjalma lesh dhie duheshin lëvizur, transportuar. Me baltën e zemrës së tokës të kromëzuar do ranoheshin ato. Avash, avash do të harronte për paksa kohë, përzhitjen e kamëve të zbathura në udhën, Dardha e Rapes, te shtëpia. Gjumi i vetmisë vogëlushin varfanjak, do ta pushtonte në Barakat e Kërkimeve Gjeologjike në Krastën e Martaneshit. Të njëjtat male, kryelarta, të serta, kepa kepa, hundë përpjet. Por kasollja, nana e dashtun i mungonte. Lotët mbi jastek, kokrra ndritshme ia qullnin atë. Po nuk kishte tjetër udhë rrojtje. Të ardhmen e vështronte si në netët e kthjellta qendisur me yje. Ai belbëzonte: ‘’Ato atje veç xixëllojn edhe pse dita me diellin, ndriçimin ua pret, ndalon. Ato përsëri rrezatojn. Shtëllungat e reve stinore natën i mbulojn. Por zgjat paksa. Se ato janë më lart. Ato janë trupa qiellor miliona vjeçar. Avujt e ujit e gazrat ikin e vijnë.,, Kështu mendonte djaloshi me shtatoren e dhimbjeve cfiltësetë, vuajtjeve në shpirt për orë, ditë, vite.
Jeta e tij ngjitje në mes shpatesh thepe, thepe shkami ndërtuem, vërtet e stërmundoi, e torturoi, por nuk e përkuli, përgjumi, meku moralin, forcat, energjitë. Librat, revistat, gazetat, kurset, shkolla, ushqim mendje do të ishin. E Miha i Qafës së Murrës do të burrërohej. Do t’iu trasmetonte të tjerëve kshillimet e një të urti. Do të krijonte qelizën e re, familjen. Do ti përdorte gypat e përçimit të filozofive të tija, me të shkruajturën në gazeta revista, në odat e mexheliseve. Ato do të ishin gatimi i dijenive te tija. Do të drejtonte, organizonte, falenderonte e jepte mendime për zhvillim aty ku prodhohej. Ai i burrëruar do të djersitej duke lëvizur në botën e punës, e karaktereve të ndryshme, por Sokrati dinte të zgjithte lëmshet e jetëve. Se për Isufin mendjezgjuar leximi i librave dhe shkolla e odave e kishin mendësue. Gjithfarë punërash karakterin ia kishin farkëtuar të fort. Biblopteka veç pasurohej me libra dhe….
Kapacitetet intelektuale e çuan në paraqitjen dinjitoze të pemës gjenologjike të fisit Miha. Do e shtynte zelli që të shkruante në vitin 1975 shkrimin mbi kohën gjysëm shekullore të shkollës shqipe të vend lindjes. Ai kujtonte postulatin rilindas: ‘’Drita e diturisë përpara do na shpjer.,, Gërmonte filozofi ynë në gurrën popullore, në muzetë e gjallë. Aty ai frymëzohesh shënonte, i arshivonte në qelizat e freskëta të trunit. I përçonte si nektarin bleta në hojet e bashkërtrojasve të tijë, qafmurrasve, katër gryksave, dibranëve.
Librave të lexueme iu bante analizë letërare, duke përballuar mjeshtërisht kritikun e analistin e letrave. Poezia shpërtheu në pragun e viteve ’90 duke shpalosur dellin poetik të gjumësuar. Në poezinë ‘’Robot,, ai shkruan vargun e ndritshëm: ‘’Njerëzve desha t’u thërras me emër, Nga bankieri zeri vinte i çjerr.,, Shprehje e karakterformimit të djaloshit ngarkuar me dru në shpinë në pranverën e vitit 1955 për të pjekur bukën e nor, zier qumshtin. Pse jo për të vlue petkat e trupit, në kusin me qesen e hirit, në vend të sapunit. Pastërtia e shpirtit, zemër butësia, qetësia në gjykime, mençuria dhe tejpamësia, këmbëngulja për të dalun nga pellgu mjeran me vuajtje rrënqethëse i farkëtuan besimin e fort në ardhmërine, duke e ndërtuar e projektuar vetë.
Gjallëria, zgjuarsia natyrale e ushqyer në harkun ylberian shtatëdhjetë e tre vjeçar me përvojën, leximet, jetën plotë gjallni, zhdërvjelltësi shpirti e trupi i krijuan mundësine që të pregatis librin ‘’Kalvari i Sizifit,, ku do të shkruhen sinopse (Shpërthime kshillime, urtira të çastit S.M.) “Si kur të rinjët të dinin dhe sikur të vjetrit të mundeshin pra: Te rinjët e zgjuar do të thojin; unë shikoj large se kam hypur në supet e gjigandeve.,,(I. M. Peshkopi më 20 /10/2019.)
Me të tilla thënje sokratiane, frymëzime, buisje të natyrshme, ai komunikon në moshën mbi gjysëm shekulli me teknologjitë ma të përparueme të kohës, kompiuterin. Duke përçue te shoqëria moderne, ngjarje historike, relike e zakone, etnografinë me imtësi, mendimet e vlerësimet e tija për gjithëçka ndodhur në shoqërinë shqiptare tanima të sëmur e çardallosun. Doktori, profesori, i urtuemi (kështu e thirrin) kërkon ta shëroi me gjithë forcën e shpirtit, energjitë fizike e mendore, pa pertesë, pa mëdyshje, por prodhimtar e me gjallëri të rinueme përditë shoqërinë shqiptare.

Akoma mund te shkruash per juve. Jeta juaj eshte nje miniere e çmuar ku brezat mund te mesojn shume. Mesimi i rusishtesme gjeologet rus ne Balgjaj ne vitin 1957. Vetem nga keto ngjarje te moshes 13 vjeçare juve mund te shkruani nje liber autobiografik. Pra vlerat tuaja ne odisene e jetes tuaj jane nje odise e vertet e nje shembull i pagabueshem per jeten. Te pershendes i nderuar shendet e lumturi familjare.
” Nje dokumentarë”

{ https://drive.google.com/file/d/1sCh4xeXIE-cuipBk0edKR4PDLQjG2ogp/view?usp=sharing}

Firence 02.11. 2019 Gjitoni me troje S. Meziu

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %