Ky është rezervuari i fshatit Vojnik në Njësinë administrative Maqellar në Bashkinë e Dibrës. Një vit më parë ky rezervuar rrezikonte të çahej për shkak se i ishte bllokuar saraçineska e shkarkimit. Nisur nga kjo banorët kërkuan ndërhyrjen e bashkisë e cila ka ndërhyrë me mjetet e saj dhe me ndihmë të banorëve është bërë i mundur shkarkimi total i ujit. Por banorët shprehen se aty vijojnë të derdhen ujërat e ndotura, duke bërë qe problemi të mos jetë zgjidhur. Banorët kërkojnë që të eleminohen ujërat e zeza dhe rezervuari të rimbushet sërisht e të përdoret për vaditje. Ndotja e rezervuarit ishte problem edhe për nxënësit që shkonin në shkollën e Vojnikes pasi duhet të kalojnë mbi digën e tij. (Bulqiza TV)
Thahet rezervuari i Vojnikës
Read Time:38 Second