Një grabitje e armatosur është regjistruar paraditen e kësaj të marte në qendër të qytetit të Peshkopisë. Mësohet se disa persona të maskuar dhe me armë janë futur në filialin e KREDO.AL dhe kanë marrë një sasi parash.
Nuk dihet se sa është shuma që ata kanë marrë, por ngjarja ka terrorizuar qytetarët pasi e gjithë ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. KREDO.AL është një ndër instucionet financiare private që ushtron aktivitetin në vendin tonë dhe shpesh është denoncuar në media.
Këto filiale japin para me interes dhe më pas shantazhojnë qytetarët për vonesat duke iu çuar në derë përmbarimin.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje sapo është njoftuar salla operative për grabitjen e armatosur. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për një shumë parash që është grabitur. Po punohet për zbardhjen e saj dhe kapjen e autorëve.
Dibër/informacion paraprak
Rreth orës 10.00, në një institucion financiar në qytetin e Peshkopisë, një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po kqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit.