Drejtoria e Arsimore Rajonale Dibër, tërhiqet nga transferimi i mësuese së anglishtes Fatbardha Myftari, duke dal ditën e sotme me një vendim.
Në vendimin e DAR thuhet se pas mos plotësimit të vendit vakant të shpallur në Gjimnazin “Seid Najdeni” mësuesja kthehet në vendin e saj të mëparshëm.
Ky vendim ka ardhur si pasojë e protestave nga ana e maturantëve të gjimnazit ku patën bojkotuar mësimin, me deklarata për bojkotim të mëtejshëm deri në anulimin e vendimit pët transferimin e mësueses. Kjo gjë sipas tyre, nuk ishte nomale, dhe jashtë procedurave, shto edhe faktin se ata gjenden para provime të maturës.
Kujtojmë që mësuesja e anglishtes Fatbadha Myftari, do të trasferohej në fshatin Mustafe. Kjo ngjarje u bë publike dje pati reagime të shumta në median online.
DibraOn.com