Vijmë nga larg, midis vështiresive të panumërta, e përpiqemi të ecim njëkohesisht me pjesën tjetër të
shoqërisë. Përpiqemi me sforco të shumta të tregojmë vlerat që vetëm një zonë e bekuar dhe e pa
kursyeshme di ti japë. Jetojmë mes sakrificash të bindur për një qëllim të qartë, e nje të ardhme të
sigurtë. Të besosh, e të përpiqesh të mbijetosh në vështirësi, madje të jesh i suksesshëm pa harruar nga
vjen do të thotë shumë. Të rritur me ujin e freskët e nën hijen e Korabit madheshtor e të ushqehesh me
oratori magjepsëse të odave dibrane, me ushqimet dhe me traditat unike te saj duhet të ndihesh vërtetë
me fat. Te thithësh ajrin e bujarisë së këtij vendi. Të mësohesh me kulturën e
mikepritjes, besnikërisë, zgjuarësisë dhe punës tregon që Dirbra dhe Dibranët ja kanë dalë gjithmonë
ashtu sic historia e ka thënë gjithmonë.
Arti i fjalës dhe kultura e të qënurit njeri jetojnë thellë në
shpirtin e cdo Dibrani, që padyshim detyrimi më i paktë moral është të ndihet krenar nga vjen. Të vish
nga Dibra do të thotë të ecësh me sforco përtej limiteve që ndoshta disa vetë natyra i ka vendosur. Të
kalosh pengesa në dukje te pakalueshme. Të qëndrosh i heshtur mes qindra vështirësive dhe të
përpiqesh të mbijetosh mbetet zgjedhja e vetme që nga fëmija deri tek plaku. Të vish nga Dibra do të
thotë të jetosh mes mureve të kalbur te varferisë në dukje i pashprese,ku mbijetesa për shumicën
bëhet objektiv kryesor i jetës. Harruar nga cdo sistem politik dhe braktisur nga cdo shërbim që i
takon.Mohuar,cënuar dhe copëtuar padrejtësisht e ndarëne dysh me kufinj shtetëror. Të jesh nga Dibra
do të thotë të ndihesh i paragjykuar akoma pa të njohur. Më pas,vlerat unike që vetëm ajo krahinë di të
ti falë të bën të jesh ai që këto tabu të thyhen. Të vish nga Dibra do të thotë një bagazh i mbushur me
norma,doke ,tradita e një kulturë të papërsëritëshme dhe unike. Shtyllë e një familje të shëndoshe.
Kulturë pune, dhe këmbëngulje deri në skaj. Njerëz bujar,punëtorë karakteristikë kjo e cdo Dibrani anë
e kënd saj që me sakrificë përpiqen të mbajnë gjallë atë cka të parët amanet ua lanë. Të vish prej Dibre
do të thotë shumë. Të varfër por të ndershëm. Ndoshta larg trendeve të fundit, jo aq të “modernizuar”
dhe të shfrenuar por cdo gjë e kanë me nder. Madje zotërojnë më shumë se një pjesë e madhe e
shqipëtareve. Zotërojnë familje të shëndoshë,me rregulla,norma të cilat tashmë rrallë kush i ka. Kanë
ditur gjithmonë të flasin,të veprojnë,drejtojnë dhe të jenë të sukssesshëm aty ku ata kanë vepruar. Kanë
ditur të punojnë me nder dhe të zaptojnë botën,por pa harruar kurrë kush janë dhe nga vijnë. Pa harruar
kurrë që në venat e tyre rrjedh gjaku i Skenderbeut. Të vish nga Dibra do të thotë të ndjesh detyrim
moral të mos humbësh traditën e të bërit Dibrën krenare për ty. Të vish nga Dibra do të thotë të ndihesh
me fat që vjen nga një zonë që historikisht do merret shembull. Të vish nga Dibra duhet ndihesh me
fat, që ke fatin e madh të marrësh emrin “Dibran”.
|Samet Zagradi|