Të rinjtë shqiptarë, të papunë, të pa shkollë dhe të pa angazhuar

0 0
Read Time:2 Minute, 20 Second

Shqipëria e ka në nivele alarmante numrin e të rinjve që nuk janë as në punë dhe as në shkollë (28.6 për qind të rinjve 15-29 vjeç në vitin 2018).

Ky nivel i lartë i të rinjve pa asnjë angazhim është veçanërisht alarmante për një ekonomi, pasi ato mund të prodhojnë në një ‘gjeneratë të humbur’, me pasoja të shumëfishta negative, analizoi Ministria e Financave në vlerësim për ecurinë e strategjisë për punësimin dhe aftësitë 2016-2020.

Shqipëria e ka nivelin më të lartë të të rinjve pas asnjë angazhim në raport me Rajonin dhe BE-në. Në BE 14 % e të rinjve 15-29 vjeç nuk janë as në punë as në shkollë, teksa ne Shqipëri ky tregues është sa dyfishi.

Të rinjtë shqiptare karakterizohen nga një nivel i lartë dembelizmi. Sipas një studimi të kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert” në Tiranë, të rinjtë shqiptarë harxhojnë çdo ditë mesatarisht, 2.3 orë duke parë televizor, si dhe 3.9 orë online.

Por nuk janë këto aktivitetet e vetme. Kafenetë zënë një pjesë të konsiderueshme të jetës së të rinjve shqiptarë. Sipas studimit në fjalë, të publikuar së fundmi, gjysma e të rinjve të pyetur e kalojnë shpesh kohën e lirë duke frekuentuar kafene dhe lokale, ndërkohë që 21% e bëjnë këtë me raste.

Shpenzimi i kohës së lirë nga të rinjtë është i rëndësishëm, sepse tregon elemente të tjera të jetës së tyre, si dhe të planeve për të ardhmen. Aktivitetet më të zakonshme, që të rinjtë bëjnë shpesh në kohën e lirë, çdo ditë ose disa herë në javë, janë dëgjimi i muzikës (85% e bëjnë këtë shumë shpesh) , dalja me miqtë (70% e bëjnë shumë shpesh), shikimi i filmave (72%), relaksimi dhe kalimi kohës me familjen e tyre (92 e bëjnë shpesh).

Gjatë vitit 2018, sipas anketës së Forcave të Punës, forca e punës në Shqipëri ishte 1 milion dhe 404 mijë persona, ndërsa shkalla e pjesëmarrjes për grupmoshën 15-64 vjeç ishte 68.3%.

Shkalla e punësimit (15-64) për femrat është 52.4%, për meshkujt 66.7%, gjithsej 59.5%, për një total prej 1.230 mijë persona të punësuar.

Nga viti 2017 deri në vitin 2018, punësimi është rritur me 3% dhe shkalla e papunësisë (15-74) ka rënë nga 1.4 pp në 12.3%.

Shkalla e papunësisë së të rinjve (15-24) është 28.3% dhe papunësia afatgjatë (njerëzit që gjenden në këtë situatë për më shumë se 12 muaj) janë 67.4% të totalit.

Vlerësimi i Ministrisë së Financave tregon se pjesën më të madhe bujqësia kontribuon në punësim, e cila punëson 47.7% e totalit të te punësuarve.

Ky zhvillim sugjeron nevojën urgjente për të krijuar vende më produktive dhe të kualifikuara, pasi sektori bujqësor zakonisht ofron pagesa dhe kualifikim të ulët./Monitor

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %