Të ndërtosh jetën mbi profesionin e berberit

0 0
Read Time:3 Minute, 25 Second

Të kesh një profesion do të thotë të mos mbetesh kurrë pa bukë. Me këto fjalë populli duket sikur justifikon cdo “zanatci” të cdo profesioni që i shërben njerëzimit. Cdo profesion ka benefitetet dhe vështirësitë e tij duke qenë se perfeksioni nuk ka kufi, e cdo gjë vjen drejt përmirësimit dhe evoluimit. Cdo profesionist përtej cdo vështirësie dashuron me të vërtetë atë punë që bën ndryshe nuk do ta bënte kurrë ate profesion të tijin. I tillë është Hasan Bodi që prej gati tri dekadash ushtron një profesion shumë fisnik dhe që nuk del kurrë nga moda sic është profesioni i berberit. Hasan Bodi lindi në fshatin Kishavec të njësisë administrative Kastriot dhe kreu studimet e mesme në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”  po në Kastriot të Dibrës. U largua fare i ri në qytetin e  Tiranës për të studiuar në shkollën profesionale të berberëve dhe në vitin 1992 kthehet për ta ushtruar këtë profesion në qytetin e tij të lindjes, në Peshkopi.

Ishte viti 1992 :-shprehet Hasani, ku me shokun tim Shpend Danin vendosëm të hapnim një vend pune duke ndjerë nevojnën që cdo i ri ka për të punuar. Ishin vitet e para të tranzicionit në Shqipëri dhe shumë gjëra nuk ishin në vendin e duhur. Pas shumë vështirësive u hapëm një berberhanë dhe nisëm të punojmë. Për shtatë vjet rrjesht udhëtoja në këmbë nga Kishaveci, duke u nisur  në orën 5-së për të kapur në Peshkopi orën 7-të.  Punoja me orar të zgjatur:- shton zoti Bodi dhe në orën 9-të duhet të kthehesha në shtëpi në këmbë plot frikë e ankth. Me kalimin e kohës gjërat erdhën drejt përmirësimit dhe lindi nevoja të specializohesha për të qenë më afër shijes dhe modes e cila evoluonte cdo ditë.  U trajnova nga specialistët me të mirë shqipëtarë dhe të huaj si mjeshtri i madh Ardi Borova dhe specialist italian Savero Palma.

Profesioni i berberit apo stilistit mbetet gjithmonë një profesion që vrapon pas së bukurës, pas shijeve dhe luhatjes së rrymave të modës duke e bërë atë gjithmon të pranishëm mes nesh. Si cdo gjë tjetër me kalimin e kohës dhe ky profesion bëhet me i lehtë sepse vetë mjetet janë mondernizuar ndjeshëm. Përfitimet ekononomike nga ky profesion në Shqipëri nuk janë në shkallën e kolegëve në shtetet europiane për vete faktin se cmimet në vendin tonë janë shumë herë më të lira. Cdo ditë po shohim të rinj që me pasion mësojnë në shkolla dhe praktikojnë këtë profesion kaq fisnik dhe të bukur.

Vetë zoti Bodi pohon se ka nxjerrë nga akademia e tij rreth 50 nxënës të cilët një pjesë e madhe e tyre punojë suksesshëm në tregun e profesionistëve. Në shtator bej plot 25 vite në këtë profesion dhe tashmë ndihem me të vëtetë i plotësuar. Ai shton se klijentët që prej vitesh i ka tashmë janë kthyer në miqtë e tyre, përfshirë këtu njerëz të rëndësishëm dhe kuadro të rrethit të Dibrës. Koha ka ndryshuar dhe modelet kanë avancuar me hapa galopand. Cdo pranverë  dhe vjeshtë ka teknika të reja në punë. Cdo vit hyjnë në sallon teknika për prerjen, stilimin e flokut pët të rritur dhe fëmijë.  Që të punosh në profesion duhet të njohësh shumë mirë veglat dhe të dishë rëndësinë për këto të fundit. Kohët e fundit janë futur produkte sitlimi që duan vëmendje të vecantë në përdorim sepse kanë efekte positive dhe negative ndaj flokut dhe fytyres përfundon zoti Bodi.

Profesor Hasan Bodi sic e quajnë tashmë një pjesë e madhe e njerëzve tashmë  ka sallonin më të madh dhe më modern në qytetin ku ai e nisi mes vështirësive të shumta. Ai e do shumë këtë profesion saqë  ka menduar ta trashëgojë  dhe tek fëmijët dhe nipërit e tij që tashmë punojnë bashkë me të dhe njihen si profesionistët e rinj në këtë profesion. Vajza e Hasanit ndjek shkollën në artin e parukerisë, djali dhe dy nipërit e tij tashme duket se kanë marrë rrugën e këtij profesioni kaq të bukur dhe kaq të nevojshmëm për të gjithë ne.

Pregatiti: Samet Zagradi, DibraOn.com

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %