Viktor Manjani është i riu tipik punëtor që nëpërmjet profesionit arrin të sigurojë të ardhura të mjaftutueshme për familjen e tij. Ai është nga Maqëllara dhe të gjithë e njohin për mjeshtërinë që transmeton në punën dhe sjelljen e tij që imponon rrespekt tek i gjithë komuniteti.
Që në moshën 15 vjeçare, si të gjithë të rinjtë për arsye ekonomike emigroi për tu kthyer me një profesion. Të gatuarit për të ishte një kënaqësi dhe një pasion i fshehur që me punë e zbuloi duke e kthyer atë në profesion. Pas shumë vitesh në emigrim Viktori vendos të investojë në vendin e tij, në Maqëllarë duke hapur byrektoren që për pak kohë u bë qendra e ushqimit të gjithë zonë.
Viktori bashkë me familjarët e tij punojnë cdo ditë për të ofruar shërbimin që tashmë atë e ka cuar në suksesin e plotë. Byrekët special, të vetmet në zonë të atij lloji shiten nga Peshkopia deri në zonën e Bulqizës me porosi të cilat mbërrijnë tek dyqani i të riut.
Ai nuk ankohet për punë por punon 12 orë në ditë bashkë me fmiljen e tij duke I qëndruar në kokë punës dhe duke nxjerrë me djersë të ardhurat për famijen e tij. Nga pasioni ky njeri punëtorë dhe mjeshtër I brumit tashmë ka krijuar klientelën e tij vetëm falë produkteve cilësore që ai bën. Ai thotë për Dibraon.com se:-Unë nuk kam qëndruar qoftë edhe një ditë pa punuar. Nuk kam mësuar në shkollë ama cdo ditë tani po punoj bashkë me babin dhe bashkëshorten që fëmijët e mi të të shkollohen.
#DibraOn.Com