“Të kërcejmë mes valleve dhe melodive popullore shqiptare”, konkusi që bëri bashkë të rinjtë e ansambleve

0 1
Read Time:1 Minute, 16 Second

Në kuadër të fushatës “Ruaj Traditën, Festo Shqip”, studentët e vitit të dytë master në profilin Marrëdhënie me Publikun realizuan konkursin me temë: “Të kërcejmë mes valleve dhe melodive popullore shqiptare”.

Konkursi u hap me valltarët e ansamblit Trad Folk, ansambël i drejtuar nga koreografi Bujar Gorenca, pjesëmarrës në shumë koncerte kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët sollën një kolazh vallesh që përshkonte trojet shqiptare nga jugu në veri.

Valle ne motive jugu

Grupi artistik i shkollës “Isa Boletini” konkurroi me vallen e Rrajcës dhe vallen e Tropojës. Lindita Kaimi dhe Ansambli Alba i drejtuar prej saj, sollën vallen e Tiranës dhe një valle me motive Veriu.

Gjimnazi “Besnik Hidri” solli pak hijeshi Tropoje, me një valle të kësaj treve. Ndër të tjera ansambli “Folk Alb”, i drejtuar nga koreografi Avni Ndreu, kishte përgatitur valle që nga Çamëria deri në Rugovë. Konkursin e valleve e mbylli grupi “Zumba with Fatilda”, grup i cili zbukuroi sallën duke shëtitur përmes valleve nga Tropoja në Çamëri.

Në përfundim të konkursit “Të kërcejmë mes valleve dhe melodive popullore shqiptare” u ndanë disa çmime, të ofruara nga sponsorët e këtij aktiviteti të studentëve të Kolegjit Universitar Bedër, të cilët ishin: Kinema Cineplexx, Agjencia Turstike “Magic M Travel”, Studio “Besnik Ramaj Photography”, “Infinit Gifts”, “Creative Event”, “Kamela”, “Auto Bebi”, “New Media Communications”, “Index”, “Creative Event”, etj.

Ndërkohë juria ishte e përbërë nga Genc Kastrati, koreograf pranë Ansamblit Kombëtar, Isida Mollaymeri, balerinë e Teatrit të Operas dhe Baletit, si dhe Liljana Cingu, valltare e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
100 %
Surprise
Surprise
0 %