Ditët e sotme mbeten gjithmonë strehë e ankesave pothuajse të gjithë komunitetit për kushtet e vështira të jetesës në të cilën ato ndodhen. Varfëria dhe papunësia mbetet pika kryesore ku të gjithë të pakënaqurit derdhin vrer në të parin njeri, pushtetar, koment apo rrjet social që has. Pjesa më e madhe nuk janë të kënaqur në raport me kushtet që vendi jonë ka për të pasur një jetë normale. Sigurisht që të jetosh mirë duhet shumë punë, e shumë duhet edhe nëse duhet të bësh një jetë të qetë dhe pothuajse normale. Jeta në vendin tonë, sidomos ajo në fshat nuk premton lukse, darka jashtë qytetit apo jetesë të shtrejntë sepse fshati të jep shumë më pak sec një punëtorë I mirë I jep.
I tillë është edhe Fiqiriu, sot 53 vjec I cili të vetmen gjë që nuk e përdor kurrë ështëtë ankohet. Ai bashkë me familjen e tij prej disa vitesh kanë ngritur me mund fermën e tyre në fshatin Staravec dhe nuk kanë menduar kurrë të largohen nga aty. Dita e tyre nis shumë më herët se e të tjerëve që ankohen se nuk jetohet duke vrapuar tek lopët, vicat, delet, dhitë, kuajt dhe pulat për ti ushqyer. Ora shtatë e mëngjesit Fiqon, sic e thërrasin i gjithë komunitetit e gjen der më derë duke shpërndarë qumështin e freskët dhe duke zbauar planin e parë të cdo dite të tijën. Dikur në këmbë, me kalë apo me makinë në shi, breshër apo borë kjo porosi duhet të shkojë në vendin e tij. Natyrisht qe kjo nuk është një punë e thjeshtë dhe as komode por është një punë e cila siguron të ardhura për familjen. Shitja e mishit të kafshëve të imta dhe të vicave plus të ardhurat nga shitja e qumështit dhe djathit ka bërë që të ardhurat për këtë familje të jenë të kënaqëshme pavarësisht mundit dhe lodhjes së madhe që familjarisht cdo ditë kanë.
Emigracioni për këtë familje nuk egziston si term pasi ai për kaq vite mban familjen, shkolloi fëmijet dhe jeton mirë duke shijuar të ardhurat të cilat me djersën e ballit i nxjerr cdo ditë. –Nëse njerëzit përpiqen duke punar fort cfarëdo pune, mjafton të ajo punë të jetë e ndershme bota do të ishte ndryshe. Bota sot është e ashpër dhe nëse nuk përpiqesh të punosh është shumë e vështirë të të jetosh normalisht. Në Shqipëri mund të jetohet edhe nëse nuk je militant partie:- përfundon 53 vjecari Vranezi nga fshati Staravec i rrethit Dibër.
Burimi #DibraON.com