Të dashur dhe fort të nderuar pirndër

0 0
Read Time:3 Minute, 14 Second

Duhet të kuptoni që përpara se të bëheni të tillë, duhet të jeni të ndërgjegjshëm për një përgjegjësi kaq të madhe që ju pret. Jeta sa vjen e bëhet më dinamike dhe kujdesi për fëmijë e për familjen bëhet disi e vështirë. Ju jeni dora e parë e suvasë të një muri që do ndërtohet dalë ngadalë nga vetë fëmijët tuaj. E nëse ky mur lë për të dëshiruar që në ndërtim, e mendoni si do të përballojë një ndërtesë kaq të rëndë të quajtur Jetë?!

Të dashur dhe fort të nderuar prindër! Fëmijët tuaj kanë nevojë patjetër për ju, për ngrohtësinë dhe dashurinë që vetëm zemra e një prindi ka fuqinë ta japë. Ato janë aq të ndjeshëm saqë as dora e kujdesi një dado profesioniste nuk do të zëvendësonte fjalën dhe ngrohtësinë që vetëm ju dini ta jepni. Duhet të kuptoni që paratë, pushteti dhe karrjera nuk mund të blejnë atë çka ju harroni ti jepni fëmijës tuaj. Ato kanë nevojë për ju, jo për pushtetin tuaj.

Të dashur prindër! Fëmija gjithmonë mbetet pasqyra juaj, e në qoftë se do të doni të shihni sa më mirë fëmijën tuaj, atëherë ju duhet të jeni pasqyrë për ta. Në qoftë se doni që fëmija juaj të jetë shembull, atëherë bëhu ti shembull për të. Dhuna do sjellë dhunë, arroganca dëshpërim, një fjalor i papërshtatshëm sigurisht që nuk do të sjellë fëmijë të mbarë ashtu siç ju të dashur prindër do të doni të keni. Ushqeni dëshirën fëmijëve tuaj për arsimin, jini kërkues jepini atyre atë që u takon. Përpiqu tu mësosh atyre kulturën e punës, kuptimin e vlerës, kulturën e jetës dhe rëndësinë e moralit. Makinat e shtrejnta, pasuritë, jeta e shfrenuar sjellin drogën, varësinë deri në shkatërrimin jetës së fëmijëve tuaj. Blerja e një kartoni diplomës nuk do ta bënte të suksesshëm, as ndërhyrja për ti siguruar një punë nuk do ishte zgjidhje për të. Lëre atë të kërkojë dhe të dijë vetë vlerën e punës dhe parasë. Jepni lirinë fëmijëve tuaj të zgjedhë atë që dëshiron, jo atë çka ju doni të jetë në mendjen tuaj. Fol me to, dogjoi, kritikoi, edhe ndëshkoi në mënyre të kulturuar në raste ku nevojitet. Fëmija është fletë e bardhë ku shkruan çdo gjë që mëson nga ju.

Të dashur prindër! Unë nuk jam prind, ama jetoj aty bashkë me fëmijët tuaj. Jetoj, punoj dhe shoh prindër të cilët nuk arrijnë të ndihmojnë sadopak rregullimin e murit të jetës së fëmijëve të tyre. Kjo sepse ajo suva nuk ngjit ashtu siç duhej tek ai mur. Akoma çdo ditë shoh prindër të cilët mësojnë dhe bëjnë të njëtat gabime me fëmijët e tyre, duke mos parë më tej në prespektivë për ta. Akoma shoh prindër që në sy të fëmijëve godasin, ofendojnë nënën e tyre. Shoh prindër që shfrytëzojnë, dhunojnë, godasin po fëmjët e tyre. Akoma shikoj prindër që nuk ka kohë për fëmijën e tyre, e teknologjia po bën punën e tyre. Po ashtu akoma ka prindër që manifestojnë gabimet, neglizhojnë mendimet dhe përjashtojnë nga përgjegjësia fëmijët e tyre.

Mësoni të silleni mirë me fëmijët tuaj. Vendosni rregulla dhe përiquni që ato të mos shkilen. Caktoi dënime jo të dëmshme dhe mësoi fëmijës tënd rregullat bazë te të sjellurit në shoqëri. Mos fajsoni mësuesit për sjelljen e fëmijës tënd, fajso veten dhe reflekto, puno dhe angazhohu në familje. Një fëmijë i edukuar keq, është një dru i shtembët në turrën e shoqërisë dhe sa më shumë rritet fëmija aq më shumë rritet dëmi i bërë mbi të.

Të dashur prindër! Familja është baza e një shoqërie, e në qoftë se doni një shoqëri në progres, edukoni së pari fëmijët tuaj. Ju jeni arkitekti më i mirë i krijimit të një muri të madh që quhet jetë. Ky mur niset nga ju dhe mbarohet nga ato. Mos harro! Fillimi i mbarë është gjysma e punës!

|Samet Zagradi|

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %