Të angazhuar për një gazetari gjeni(t)ale

0 0
Read Time:3 Minute, 1 Second

Mejhaneja mediatike, sidomos kohët e fundit, është shndërruar në një sahan në të cilin kush e kush të mundet të ngjyej diç, pa pikë kriteri e parimi, me një profesionalizëm gjithnjë e në teposhtje, në kaplli e rënie të lirë, veç fushave e nënfushave të saj, ka krijuar tashmë edhe një kategori që unë e quaj metaforikisht “Gazetaria gjeni(t)ale”. Por pa arritur këtu, na duhet të shpjegojmë fillimisht (fare shkurt) se cilat janë parimet e gazetarisë, për nder të atyre që do e lexojnë këtë koment dhe për detyrim të atyre që janë tashmë të angazhuar në ngritjen e gazetarisë gjeni(t)ale, nxitur nga mendjet e këtij vendi: gjeniale.

Gazetaria synon veç të vërtetën, pra aty ku ajo nuk gjendet, ku po humbet, ku nuk del dot, duke e arritur këtë gjë me anë të funksioneve të saj:
a) Informimin (këtu vend të parë zënë ngjarjet relevante, me interes madhor)
b) opozitarizmin (mbrojtja e interesit publik)
c) edukimin (pra etik dhe estetik)

Informimi bëhet duke qenë i balancuar dhe njëkohësisht duke mos mbajtur anë apo qasje. Kjo bëhet duke qenë objektiv, dhe duke mos u inicuar as nga palët dhe as nga emocionet.

Opozitarizmi, bëhet duke mbajtur krahun e qytetarëve, asaj mase që të lexon, asaj që po shtyp qeveria, ose shkurt të asaj mase që ti përfaqëson. Edhe kjo duhet me vullnetin e fakteve dhe të inercive të ngjarjeve.

Edukimi etik arrihet përmes disa normave dhe sjelljeve që janë të dobishme për shoqërinë. Kjo bëhet me qëllimin final të vazhdimsisë së jetës humane në botë. Ndërsa ai estetik, duke e njohur njeriun me të bukurën, me të epërmen, shpesh me artin dhe jo vetëm.

Por gazetaria tashmë gjeniale, ka marrë një kurs të përkundërt me çka përmendëm më lart. Ma ka shumë qejfi të shkruaja që ka marrë huti, por jo, ajo ka marrë qëllimisht një kahje të mirëfilltë strategjike, duke arritur të bëjë gjithçka për arsyen e vetme: grumbullimi e ca parave, a me bankë a me zarf, kjo hiç rëndësi nuk ka.

Këta gazetarët gjenial, të gazetarisë së ngritur prej tyre po të me të njëjtin mbiemër fare pak të ndryshuar, po i bien prej kohësh pashë më pashë Ballkanit mbarë duke raportuar me ditë të tëra mbi paradadat e personave me prefenca seksuale të njëjta, dhe njëkohësisht nuk kanë kryer të paktën një investigim, një artikull dhe apo një reportazh që prek interesin e njerëzve, e aq më pak (estagfirullah) të cënoj atë të sallonit politik.

Të hipur në minberin (këtu e përdorim veç metaforikisht) të portave, penxhereve dhe dollapeve online, gjithëfargjëje jep mend për gjithëfarë gjëje .
Këta të flasin për parimet e gazetarit, dhe vetë me shkrim pjellin lloj-lloj lëmshi leshi e lini, duke të vënë në dyshim edhe vigjilencën tënde për këtë profesion.

Brenda ditës, shndërrohen në seksologë, gjinekologë, aktivistë, artistë, politikanë, kur prraf: edhe imamë, edhe priftërinjë, edhe dervishë, edhe pastorë, pastaj estetë, psikologë, socilogë e antropologë.

Këta i kanë parimet pas-ime; janë të djathë dhe të majtë brenda ditës, janë liberalë dhe konservatorë brenda natës, modernë dhe tradicionalë brenda orës, veç paçsh o Zot e jepu lek.

Kështu, me lek dhe me projekte, të marra nga çdo anë e mundshme, duke i shqep (thotë populli si qimet prej derri) po (ç)edukojnë brezat që po vijnë.

Gazetarët që s’dinë nga lidhet shkronja, po na i bien kryq e tërthor arës tonë të mbjellë me portale, duke vjelur mirë vjeshtën tonë akoma të hershme. Në këtë logjikë po themelojnë tash e tutje shkollën e fushës më të madhe të Marrëdhënieve me Publikun, atë Gjeni(t)ale.

Alban Tufa

01.10.2019

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %