Talenti nga Dibra i grumbulluar me Kombëtaren U-17
I ati ka luajtur me Korabin dhe Shkendine e Tetoves!
Futbollisti shqiptar i Sudtirol, Dean Vranici ndihet i lumtur që ka marrë sërish një ftesë për të qenë pjesë e Kombëtares, teksa ashtu si Jaku, edhe ai sheh një grup të mirë dhe skuadra mund t’ia dalë të marrë rezultate të mira në këto sfida.
“Ndihem shumë mirë dhe jam shumë krenar që jam këtu dhe që sot vesh këtë fanellë. Falënderoj të gjithë ata njerëz që më kanë dhënë besim dhe që më kanë parë në Itali, aty ku unë luaj. Unë do jap maksimumin në stërvitje dhe në ndeshje. Ftesa nga Kombëtarja? – Sa e mora vesh njoftova menjëherë babin, pasi edhe ai e ka pasur ëndërr që unë të luaj për këtë skuadër, sepse edhe ai ka luajtur vetë. Shumë i kënaqur që më kanë thirrur sërish, pasi është një skuadër shumë e mirë dhe mund të ecë shumë përpara. Të gjithë lojtarët kanë cilësitë e tyre dhe janë përzgjedhur sepse ka një motiv dhe jam shumë i bindur që kjo skuadër mund të ecë shumë përpara. Kundërshtarët? Mund të marrim rezultate shumë të mira kundër këtyre skuadrave.
Synimet për të ardhmen – Ëndrra ime është të luaj në skuadrën A dhe sigurisht që kërkon impenjim, stërvitje, stërvitje dhe vetëm stërvitje. Më pas është vendim i trajnerit”, – thotë Vranici për fshf.org.