“Ta thej krejën”, çaste reflektimi

0 0
Read Time:2 Minute, 5 Second

Një video e shpërndarë nga disa faqe dhe profile në facebook dhe instagram, që fillonte me “Ta thej krejën” ma mandej impononte gallatë më shtyu ta kërkoj në youtube. Pas disa tentativash dhe mënyra kërkimi arritata gjej dhe ishte “Shihemi në gjyq” e datës 20 tetor 2013. E pash deri në fund, dhe ndjesia që më dha nuk ishte aspak gallatë. Veç mërzi, zhgënjim nga vendi dhe shoqëria ku jam rrit dhe aq më shum zhgënjim nga shoqëria që rreket e bën gallatë fatkeqsitë e tjerve dhe me sterotipet që vetë kemi krijuar. 


Aty një djalë i ri nga Dibra, i sapomartuar dhe jo më shumë se 20 vjec, i kërkonte 7 gjaqe kushërit të tij sepse ishte aksidentu e shoqja e tij me makinën e kushëririt mbi 45 vjeç. 


Ky djali, gjatë gjithë kohës përmendte gjakun, kanunin, zakonin, plumbin, ndërkohë që jam i sigurt që kurrë nuk e ka lexu as një faqe të kanunint. Le që s’ka lexu por nuk ka as moshën të ketë eskperienca me kanun dhe të “ndame llafi” nëpër mexhelise. Zotëria mbi 45 vjeç me gjithë familjen kishte lënë shpine dhe zvarritej rrugëve të me qera, sepse dikush që s’ja ka idenë kanunit do e vriste me gjithë familje.


Dikur dinim si i ndanim llafet dhe nuk qeshnim me dramat e fatkeqësitë e tjerve, ndërsa sot, rrjetet sociale, i zhbënë zakonet tona dhe gjithçka kemi nis ta bëjmë gallatë.

Unë jam një student dibran, dhe teksa thellohem çdo ditë e më shumë mbi libra, kuptoj sa pak paskam dijtë. Të parët tanë nuk kishin libra, dhe gjithçka e zgjidhnin me dikë që kishte jetuar, dikë që kishte eksperiencë dhe logjikë: bëheshin shumë mendje. Por sot ne as nuk lexojmë dhe as nuk mendojmë, veç tallemi me fatet e tjerve.

Kam dy këshilla për këdo që vendos të marrë një veprim, ndaç në rrjete sociale, ndaç në jetën reale:

E para, kur shikoni diçka thellohuni, si e tha, pse e tha, kur e tha dhe çfarë tha. Thellohuni deri tek burimi ku e merrni gjënë, sepse me like-t dhe view-set që merrni, përhapni injorancë dhe padije, madje mund të shkatërroni jetën e dikujt që mund të ishte edhe një njeri që ju doni!

E dyra, kur flinsi në emer të zakonit, pyesni të vjetrin! Kur flisni për kanunin lexojeni më parë sepse prej vitesh ekziston! Ka pas thënë gjyshi im një llaf: “Një mendje, hiç mendje”.

Kujdesni se padashje mund të theni krejën e dikujt, ose tuajën!

Nga Alban Tufa

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %