Policia ka arrestuar 12 persona, ndërsa 39 të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 19, në qytetin e Peshkopisë.
Sipas Policisë, arrestimi i tyre u bë pasi të premten, rreth orës 21.00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 19, e cila ndodhet në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë. Protestuesit kanë përdorur sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-s, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.
Në pranga kanë përfunduar:
• K.U., 29 vjeç, banues në fshatin Pollazhan
• M.Gj, 29 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
• A.K, 55 vjeç, banues në fshatin Kandërr
• F. V., 54 vjeç, banues në Peshkopi
• A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Kandër
• E.K., 25 vjeç, banues në fshatin Kandër
• J. K., 31 vjeç, banues në fshatin Kandër
• I. K., 52 vjeç , banues në fshatin Kandër
• O. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
• E. B., 32 vjeç, banues në fshatin Kandër
• L.Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
• A. B., 61 vjeç, banues në fshatin Rashnapojë.
Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale: “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, parashikuar nga neni 151/2 (dënimi nga 5 deri në 15 vjet), neni 236/2 (dënimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet) dhe neni 326/a (dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet).
a2news.com