Studim. Gjysma e familjeve shqiptare kanë makinë në pronësi

0 0
Read Time:1 Minute, 0 Second

Sipas të dhënave të fundit nga censusi, afërsisht gjysma e familjeve në Shqipëri zotërojnë ose përdorin të paktën një makinë. Nga 722 mijë familje në vend, 336 mijë prej tyre ose 44.4% zotërojnë një automjet, shifër kjo që shënon një rritje prej 19.6% krahasuar me censusin e vitit 2011, kur vetëm 24.8% e familjeve shqiptare posedonin një automjet.

Rritja e numrit të automjeteve në vitet e fundit është reflektuar edhe në të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2024, regjistrimet e reja të mjeteve kanë njohur një rritje të konsiderueshme prej 83% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në total, nga janari në qershor të këtij viti janë regjistruar për herë të parë mbi 50 mijë automjete.

Statistikat tregojnë gjithashtu një rinovim të flotës së mjeteve në qarkullim, ku 9.040 prej tyre rezultojnë të jenë të gjeneratës së fundit me vjetërsi 0-3 vite. Sa i takon origjinës së mjeteve të reja që kanë hyrë në vendin tonë, kryesimin e mban Italia me 18.2%, e ndjekur nga Republika e Koresë me 17.4% dhe Gjermania me 17.2%.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %