Për rininë Dibrane kam këtë mesazh: Kudo që ato të jenë. Duhet me patjetër të shfrytëzoni pafund inteligjencën sepse ne shquhemi si një vatër e madhe zgjuarësie. Ta mbajmë njëri tjetrin sepse kjo na bën të paarritshëm në të gjitha fushat që ne veprojmë. Të besojnë në vetvete, të punojnë fort dhe të investojnë në talentin e tyre.
- Nesti (Stine) ju jeni një ndër të rijntë dibranë më të suksesshëm prej vitesh? A mund të na thuash si nisi karrjera juaj si këngëtar?
Si fillim ju falenderoj për intervistën dhe për punën që bëni. Kontaktet e mia me muzikën kanë qenë që herët në fëmijërinë time. Mbaj mend që studioja në shkollën “Ifran Hajrullaj” në lagjen Dobrovë. Për herë të parë me muzikën u prezantova aty me violin, studiova aty për 6 vite dhe më pas u transferova në “Lagjen e Re” ku kisha shtëpinë në të cilën jam rritur. Muzika dhe kërcimi kanë qenë pasion për mua ku që në fëmijëri kam fituar cmime. Debutimi im I parë ka qenë ne vitin e largët 1997 me grupin e quajtur ETB 57. Pastaj në Top Fest 1 ku dola fitues i këtij festivali. Kam fituar shumë cmime të tjera dhe kam dhe një studio timen.
- Përmende pak më parë Dobrovën, Lagjen e Re. Sa I lidhur është Stine me Dibrën?
Me Dibrën jam jashtëzakonisht i lidhur. Edhe tani vij pothuajse 1 apo 2 herë në muaj rregullisht. Kam shumë kujtime të jashtëzakonëshme nga ai vend. Një nga pjesët më të bukura të jetës time është atje, fëmijëria. Ne e mbajmë veten si brezi më i bukur rinor për qytetin e Peshkopisë. Ishim shumë aktiv dhe bënim shumë për njëri tjetrin. Sic funksionon një vëllazëri, më shumë komunikim dhe përkrajhe. Sot kam shumë miq të mirë në Peshkopi, miq fëmijërie dhe jo vetëm.
- Rinia Dibrane të adhuron për muzikën që ti bën. Ti cfarë mesazhi ke për ta?
Po. Për rininë Dibrane kam këtë mesazh: Kudo që ato të jenë. Duhet me patjetër të shfrytëzoni pafund inteligjencën sepse ne shquhemi si një vatër e madhe zgjuarësie. Ta mbajmë njëri tjetrin sepse kjo na bën të paarritshëm në të gjitha fushat që ne veprojmë. Të besojnë në vetvete, të punojnë fort dhe të investojnë në talentin e tyre.
- Kush është Nesti në jetën e përditëshme.?
Po ti referohem ditëve të mia aktuale me këtë pyetje them që jam në një fazë shumë kreative muzikor. Kështu që një pjesë mjaftë të rëndësishme të kohës e kaloj në studio që e kam në shtëpi. Por pa anashkaluar dhe detyrimet sociale të jetës. Vizita, kohë për familjen, miq dhe takime pune kryesisht vetëm me njerëz me energji pozitive.
- Ku e gjen frymëzimin stine për këngët e tij kaq fantastike?
Padiskutim që në jetën e përditëshme. Në jetën time plot ngjyra dhe aventura . Cdo ditë më ndodh dicka dhe normalisht unë kam mënyrën time të të shprehuri. Unë i shpreh emocionet me këngë apo me kompozim. Mendoj që kështu lind dicka e bukur.
- Kë artist Dibran do vecoje si krenari të Dibrës?
Dibra ka nxjerrë me të vërtetë shumë artist dhe jo vetëm që po korrin sukses kudo që ato janë. Gjithësecili prej tyre ka qënë në një far mëyre frymëzim për mua që nga brezi I kaluar e deri tani. Duke filluar nga artistë të mëdhenj si Liri Rasha e Arif Vladi, më pas me rradhë Behar Mera etj. Pastaj duke vazhduar me një brez tjetër si Noizy, GBMC, Tan Jashari, Komedia Dibrane (instagram), Fatma Methasani në televizioni InTv etj. Ndjesë për të gjithë emrat që nuk më kujtohen për momentin port ë gjithë këto artistë dibranë kanë deportuar në formimin tim si artist. I përshëndess.
- Në qoftë se do bëjë dicka për Dibrën cila do ishte ajo?
Mendoj që Rruga e Arbërit është dhurata më e madhe për të gjithë Dibrën. Të vijmë më shpejt më dibër. Mendoj që mund të bëj dhe një kompleks turistik për ski në “Malin e Korabit” pasi do e ndihmonte shumë turizmin atje.
- Për fund, na thuaj dy fjalë për lexuesit tanë.
Për fund do tu thoja. Për tmëjra e ngzime u takofshim. Jeni ma të mëjrët. Me rrespekt voci I Dibrës Nest Duka. Kalofshi mëjr..
Bisedoi: Samet Zagradi DibraON.com