Staraveci, fshati panoramik me njerëz të mirë dhe punëtorë

0 0
Read Time:3 Minute, 25 Second

Nga: Samet Zagradi

Është vetëm 1.3 km larg qëndrës në pjesën veriore të qytetit të Peshkopisë, pjesë e njësisë administrative (qendër)Tomin. Një nga fshatrat më të mëdhenj te rrethit Dibër, i ndërtuar kryesisht nga familje të ardhur nga fshatrat më të thellë duke qenë se pozitat gjeografike ishte më e  favorshme për një jetesë më të mirë dhe më të lehtë. Hijerëndë qëndron sipër qytetit,si për të treguar që ky vend ka qenë bazë e shumë luftërave,ngjarjeve te rëndësishme të historisë. Quhet ndryshe “Ballkon i Dibrës” epitet ky i marrë, duke qenë se nga aty shihet një panoramë fantastike  e qytetit. Në pika të ndryshme strategjike mund të shihet cdo lagje apo pjesë të rëndësishme. Staraveci shërben edhe si urë lidhëse me qytetin,të fshatrave Bahute,Shimcan,Zimur si dhe për bjeshkët fantasitke të Gramës të cilat i shoqëron  një bukuri e pashoqë. Kultura dhe tradita qëndrojnë të lidhura fort me njëra tjetrën në këtë vend,duke e bërë që normat shoqërore,edukativo-fetare dhe tradicionale te mbeten akoma një trend. 

Bazat fetare myslimane respektohen pothuajse nga të gjithë por besimtarë të devollshëm janë më të paktë në shifra.  Numri i familjeve që jetojnë në fshatin Staravec ka ardhur duke u ulur si pasojë e lëvizjes së popullsisë në zonat urbane. Rreth viteve 2000 në atë zonë jetonin rreth 170 familje, ndërsa në ditët e sotme ky numër ka rënë ndjeshëm në 120. Nga ky fshat kanë dalë figura të spikatura në profesione te ndryshme si mësues,pilotë,ushtarak, bisnesmen të cilët i kanë dhënë një ndihmë jo të vogël vendit. Pjesa më e madhe e fëmijëve nga mosha 10-18 vjec arsimohen në shkollat e qytetit me mendimin e një arsimi me cilësor dhe më avangard.  

Historia dhe njerëz të ndryshëm shprehen disi në kontraditë për origjinën dhe historinë e këij vendi këtij vendi duke dhënë versione nga më të ndryshmet. Emri  i këtij fshati thuhet se vjen nga gjuha sllave, “Staro” një udhëheqës i madh në luftën kur vendi ishte i pushtuar serbët shumë kohë më parë. Staravec, më konkretisht “vendi Staros”. Ekonomia e këtij vendi kryesisht varet nga emigracioni,bujqesia dhe bisneset private. Ka një ekonomi jo shumë të zhvilluar,pasi edhe investimet në ketë fshat prej 20 vitesh lënë për të deshiruar. Rruga kryesor që lidh fshatin me qytetin është një nga rruget më te amortizuara dhe  të rrezikshme të  rrethit,edhe pse është një distancë mjaftë e vogël. Kanalizimet,uji i pishëm, ai vaditës dhe mungesa vëndeve për sistemimin mbeturinave janë problemet më të shumta që shqetësojnë këtë popullatë.  Terreni malor i këtij fshati bën që vështirësitë e banoreve të shtohen sidomos në stinen e dimrit pasi vështiresia për të lëvizur shtohet ndjeshëm. Transporti i njerzive bëhet nëpërmjet fugonëve,makinave  private dhe në të shumtën e rasteve edhe ne këmbë pasi distance nuk është shumë e madhe. Jetesa në këtë fshat nuk është edhe aq e thjeshtë:- shprehen banorët pasi kiza ekonomike dhe papunësia e madhe nuk ka shpëtuar pa i prekur dhe ato. Ndihma ekonomike siguruar nga shteti nuk përmbush nevojat bazë të këtyre banoreve. E vecantë nga të gjithë vendet ndoshta dhe në Shqipëri janë llixhat me ujë kurativ,një vlerë mjaftë e madhe që një pjesë e madhe e tyre janë ne trojet e fshatit Staravec. Lajthia është një tjetër e vecantë e këtij fshati pasi i gjithë mali i Staravecit është mbushur me bimën e lajthisë,produkt ky mjafë i kërkuar dhe i konsumueshëm. 

Pjesa bujqësore dhe blektorale luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e këtij fshati, pasi shteti mundohet ti mbështesë duke përdorur grande apo subvencione në ndihmë të tyre. Molla,arra,patatja,qershia janë produktet të cilat fermeri Dibran prodhon më së shumti dhe nxjerr në treg nje produkt mjaftë cilësor. Dhitë,delet dhe lopët janë një pjesë ndihmëse popullatës pasi përdoren pëe përdorim vetjak dhe jo vetëm. Shumë njerëz dinë,për këtë fshat shumë jo. Por dhe ato që dinë pak them që kanë akoma me shumë për të mësuar rreth cdo gjëje që karakterizon Staravecin si vend.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %