0
0
Read Time:29 Second
Rrahim Spahiu, kandidati kryesues i Partisë Socialiste për të fituar bashkinë e Dibrës tha për Report Tv se do të bëjë më të mirën për qytetarët.
Duke u nisur nga një vëzhgim i gazetarit Arsen Rusta se në disa shkolla në zonën e Dibrës, infrastruktura ishte e dëmtuar, në këtë 7 Mars, Festën e Mësuesit, Spahiu premtoi se do të investohet dhe do të bëhet gjithçka për ta përmirësuar.
“Do bëjmë çmos për të bërë më të mirën për qytetarët. Patjetër që do bëjmë gjithçka për ta përmirësuar infrastrukturën e shkollave.”- tha Spahiu.
Bulqiza.info