Sokol Mëziu: Tifozët dibranë më të zjarrtët në Shqipëri

0 0
Read Time:2 Minute, 14 Second

Ndeshjet e skuadrës se zemrës janë të bukura dhe tifozë të vërtetë janë ato që e duan skuadrën edhe në momente më të vështira, sidomos në ndeshje shumë të rëndësishme. E tillë është ajo e kësaj të shtune ku skuadra e zemrës së të gjithë dibranëve luan ndeshjen më të rëndësishme të vitit kundër Kastriotit, rival direkt për kreun e grupit.

Tifozët janë pjesa më e rëndeësishme për një ekip, janë frymëmarrja e cdo sulmi. Ne  i kemi pasur edhe shpresoj se do ti kemi gjithmonë. Ato janë tifozët më të zjarrtë në Shqipëri :- thotë për DibraON.com Sokol Mëziu një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit Dibran. Të shtunën, :- shton ai, tifozët do të jenë ndihma për të gëzuar një qytet të tërë.

Sokol Mëziu është një nga futbollistët më me eksperiencë në ekipin e Korabit ku ka dhe luan një rol të rëndësishëm në lojën dhe suksesin që deri tani skuadra ka arritur. Ai e nisi karrierën me ekipin e Mamurrasit pastaj kaloi dy vite të bukura tek skuadra e Kukësit ku i dhanë asaj skuadre cdo gjë  nga kategoria e parë dhe e cuan atë deri në  turin e 4 të Europa Ligë, një sukses i jashtëzakoshëm. Më pas karjera e Mëziut vazhdoi tek Tërbuni I Pukës për dy sezone ku edhe aty pati një sukses të madh pasi skuadra ngjitet në superiore. Me mall dhe me pasion ai flet për dy vitet e arta kur erdhi tek ekipi i tij i zemrës Korabi që për herë të parë ndjeu shijen e më të mirëve të Shqipërisë.  Pas rënjes së Korabit nga Superliga futbollisti simpatik Sokol Mëziu provoi me Kastriotin dhe me Besën e Kavajës derisa u rikthye më fortë se kurrë për një qëllim tek ekipi i Korabit.

Ai thotë që ekip po përjeton një formë mjaftë të mirë dhe janë shumë të motivuar për ndeshjen kaq të rëndësishme të javës. Fryma në ekip është shumë e ngrohtë gjë që me ndihmën e publikut  do të paketonte hapat e sigurtë për një sukses të rradhës. Këtë javë kemi përballje me Kastriotin që mban vendin e parë.! Është një ndeshje e vështirë sepse Kastrioti ka një ekip të mirë, por Korabi ka treguar se mund të fitojë me cdo kundërshtar. Aq më tepër kur luajmë përballë publikut tonë që për ne si futbollistë është një ndjesi tjetër kur ata janë të shumtë në numër.

Me këtë rast i bëj thirrje tifozerisë dibrane që të jetë prezente në ndeshjen përballë Krujës për të na dhënë mbështetje edhe moral të lartë për ta kaluar pengesën e rradhës dhe te gjithë bashkë të shikojmë përpara për arritjen e objektivi.

Nga: Samet ZAGRADI

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %