S’më vjen turp që jam burrë

0 0
Read Time:4 Minute, 40 Second

S’më vjen turp që jam burrë

Sa herë në shqiptari ndodh një ngjarje mes dy gjinive të kundërta, po këto dy gjini (pa marrë parasysh ata me gjini të ndërlikuar), marrin pozicione frontale, duke gjuajtur me sa munden kundrejt palës tjetër. Në gjithë këtë tymnajë gjuajtesh në fushëbetejën media, dhe sidomos online, asnjëra nga palët nuk ofron zgjidhje, as tentojnë të gjejnë shkakun, aq më pak të tentojnë të zbusin tonet. Se di nga iu buron gjithë kjo marrëzi inatesh mes dy gjinive që kanë ndërtuar një botë, që me krijimin e njeriut, dhe që do ta krijojnë edhe pas arrtitjeve më të larta të shkencës, e cila edhe sikurë të shpikë mënyra të jashtënatyshme të krijimit të njeriut, prapë rolet, si të burrit dhe të gruas nuk do t’i zhvendosë, t’i ndryshojë dhe aq më pak t’i zhbëje kurrë. Atë çka rrok logjika e shëndoshë, kurrëfar teorie a shkence nuk ia del ta çmontojë.

Tashti, meqë jam burrë, dhe meqë dashje pa dashje titujt që lexoj nëpër rrjetet (a)sociale, ma kanë sjellë shpirtin në fyt, duke nisur nga premisat negative për t’i rënë mu në kokë gjinisë të kundërt, po rendis disa (mendoj unë) arsye pse jemi katandis në këtë gjendje:

Së pari, prindi ka rolin vendimtar në mbarëvajtjen e formimit të fëmijës. Pra, sot e gjithë ditën, le të jeshë plot i shkolluar, plot i pasur, nëse fëmijës nuk i jep atë që duhet, në kohën e duhur, kot gënjen veten se je prind. Jo vetëm gjitarët lënë pasardhës, por prindërimi është me pllenimin dhe lindjen janë dy gjëra që ndahen që në nisje. Prandaj, këtu pesha i bie gruas, pra nënës, sepse femija me të është im lidhur, biologjikisht, dhe nuk ke u e çon këtë rol tjetër kund veçse tek nëna. Ime më, më kritikonte kur këpusja një gjethe, apo një degë. Nënat sot s’e bëjnë. Madje as nuk iu bëhet vonës, sepse janë të zëna, në mos me punë, janë në facebook, apo diku duke parë ndonjë telenovelë, ose kështu gjërash të ngjashme. As baballarët sepse po shohin ndonjë ndeshje, ose po ngacmojnë ndonjë femër me adresa fake në rrjete sociale, sepse ose gruaja s’iua var më, ose ata s’ia varin më.

(Së dyti) Kështu fëmija, në një mosh tashmë 4-5 vjeçare, është i hapur nga plot mesazhe në smart phone dhe në TV, duke shtresëzuar në mendjen e tij (akoma pa ndërgjegje) sjellje të gatshme. Dhe ja, në këtë formë, ai nuk di se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjë.

(Së treti) Në një fazë tjetër tashmë në prag adoleshnce, femija i ka parë telenovelat, reklamat që futen mes videos në youtube me përmbajtjë +18, ngaqë babi ose mami ka parë të tillë përmbajtjë në cellular apo pc. Në këtë moshë, ai i ka dëgjuar tashmë këngët tona më hashash, kokaine, femra që tunden para kameras, dhe kudo është ndeshur me pamje pornografike, sigurisht pa lexuar asnjë libër, pa u marrë me vizatim, pa iu dhënë asnjë bazë morali sepse morali është religjion, dhe religjioni është prapambetje dhe ne nuk jemi të prapambetur. Pasi i ka marrë këto mesazhe, që herëdokur do ndikojën ose do të japin disa impulse, dhe njëkohësisht nuk ka marrë ato që mund ti mboshtin këta impulse, ai futet tashmë në jetë dhe grupe shoqërore.

Kujtoj këtu, në një kafe, disa femijë, jo më shumë se 11-12 vjeç, u futën, u ulën në një tavolinë dhe porositën kafe të shkurtra dhe kur po i pini, i shoqëruan me nganjë cigare. Ndërkohë njëri nga ata thotë, a ndezim edhe një ashtu tjetër? Jo thotë tjetri, e ndezim ke veni. Sigurisht që këta jo vetëm mund të të përdhunojnë, por edhe mund të të vrasin.

Së katërti, fajet i kemi ne të gjithë papërjashtim. Nuk është faji tek burrat dhe as tek gratë, faji është i të gjithëve. Ai që thotë se fajin kanë gratë, është burrec dhe i poshtër (së pari për nënën e tij) dhe do të shmang përgjegjësitë e veta. Ndërsa ajo që thotë se fajin e kanë burrat, është e pandeshme (së pari me babanë e vet) dhe nuk do të mbajë përgjegjësitë.

Në Dibër thonë se për të rrit një fëmijë duhet një katund. Pra nuk duhet vetëm nëna, ose babai, duhet e gjithë shoqëria.

Po kush i ka fajet?

Unë, që shkruaj shumë pak për këto gjëra, dhe që si pasojë lexohen më pak. T’i që nuk reagon për këto gjëra. Fajet i ka politika, si gjithmonë në këtë vend, që shumë gjera lejon ose nuk i ndalon. Fajet i kanë përfaqësuesit e religjioneve, që për pak raste reagojnë. Faje kanë gazetarët me raportimet e tyre me pak ose pa filtra, siç kanë faje pronarët e mediave që shfaqin përmbajtje bajate. Faje kanë prindërit që nuk u kushtojnë vëmendje fëmijëve, siç kanë gjyshërit që mund t’iu kushtojnë shumë vëmendje atyre. Faje kanë OJQ-të dhe OJF-të që janë krijuar vetëm për të gëlltitur fonde. Faje ka ligji, faje ka kanuni. Faje ka e tashmja siç ka faje edhe e shkuara, siç mund të ketë edhe e ardhmja.

Mbi të gjitha këto nuk më vjen turp aspak që unë jam burrë. Im atë dhe ime më, më edukuan dhe rritën më së miri, më bënë të ditur se dhe fëmijët duhet t’i rris kështu. Më mësuan të dua njeriun dhe të kemë frikë Zotin. Padyshim që këtu ndodh krisja, nësë nuk njohim fëmijët me Zotin, ndërgjegjen apo moralin, dhe mbi të gjitha nëse nuk u japim kohën, atëherë po rrisim njerëz të frikshëm.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %