“S’më duhet burri, kam Partinë Socialiste”/ Pensionistja: Ai e ka mendjen vetëm tek puna, unë dua dëfrim! Jam si goce e re dhe… Njihuni me historinë e pazakontë

0 0
Read Time:5 Minute, 25 Second

Historia e pazakontë e një çifti bashkëshortësh është bërë publike, pasi për shkak të problemeve qe kane prej disa vitesh ata nuk jetojnë më bashke.

Konfliktet mes Vjollces dhe Zenunit kanë filluar kur ky i fundit i dha kushëririt të tij të parë 36 mijë Euro borxh tek noteri, por ai nuk ia ka kthyer këto para dhe kështu filluan dhe zënkat në familje.

Gruaja pensioniste në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, ka shprehur pakënaqësitë e saj ndaj ish-bashkëshortit, pasi sic thotë, ai e ka mendjen vetëm tek puna, ndërsa ajo kërkon edhe të argëtohet.

“Unë jam si gocë e re, nuk dua t’ja di për të. Ç’e dua unë atë, vetëm për ta larë, vetëm për ta shpëlarë”, ka thene mes te tjerave e gruaja.

Ja debati 

Vjollca: Nuk bashkohem unë me ty, hiqe nga mendja, harroje. I re të mirës me shkelmë, i haje të gjitha ushqimet bio, me byrek, me petulla, me zog e lloj lloj. Ishim dy veta, çunat kanë ikur që 14 vjeç, më humbe paratë e çunave, si të bashkohem me ty , s’më ke nxjerrë për një kafe, mua të më rrojë partia që dal, po ti? Unë merrem me shoqëri e të gjitha, po ti fare, nuk me ke mbajtur si grua.

Ardit Gjebrea: Cila parti?

Vjollca: Partia socialiste.

Ardit Gjebrea: Po pse çfarë bën partia për ty?

Vjollca:  Jam kryetare gruaje, votoj për atë, jam aktiviste.

Ardit Gjebrea: Partia të nxjerr për kafe?

Vjollca:  Shkoj vetë me shoqet e mia. Burri asnjëherë, vetëm punë, vetëm gomari shkon në punë, po unë nuk dua një çikë dëfrim se jam pensioniste? Unë nuk jetoj kështu, unë rrjedh nga një familje e madhe.

Zenuni: Pusho.

Vjollca:  Po do pushoj me ty unë se do ti grua në pleqëri, s’ka grua më, harroje.

Zenuni: Po nuk ndahet burri 65 vjeç.

Vjollca: Po unë nuk dua burrë, nuk kam nevojë për burrë. Unë pi kafe, ha, pi në një ftere të vogël, bëj fërgesën time edhe në një tenxhere të vogël dhe kënaqem. Jam lodhur gjithë jetën unë, pleqtë i kam mbajtur, çunat i rrita, i martova, pleqtë i çova aty ku është vendi. Tani të bëj dhe unë një çikë jetë se po vdes.

Ardit Gjebrea: Po ku po të pengon ai që të bësh jetën?

Vjollca:  Të pengon se nuk më çon në asnjë vend, ai është mashtrues i madh. Gjen shokët e vetë, ka marrë një sasi lekësh dhe nuk më ka sjellë Lekët e çunave.

Vjollca thotë se Zenuni dilte me një shok, pinte kafe dhe harxhonte para ndërkohë që kafe kishte në shtëpi dhe mund ta pinte në shtëpi. Moderatori Ardit Gjebrea i thotë që dhe ajo ka kafe në shtëpi dhe del jashtë e pi me shoqet.

Vjollca: E pi me shoqet se ashtu më pëlqen.

Ardit Gjebrea: Edhe bashkëshortit i pëlqen ta pijë me shokët.

Vjollca: Ka ardhur koha të dal me shoqet, nuk ka ardhur koha të rri brenda mbyllur me burrin.

***

Vjollca: Shiko si po më dridhen duart.

Eni Çobani:  Po edhe ai po qan.

Vjollca: Të qajë dhe le të plasë, unë po qaj vetë, po më qajnë kalamajtë atje.

Ardit Gjebrea: Këtu nuk jam dakort.

Eni Çobani: Vjollca ke burrin e  45 viteve përballë, nuk mundet që t’i të mohosh çdo gjë. Ti ke kaluar probleme si çdo familje, me burrin, me fëmijët.

Vjollca: Unë jam si gocë e re, nuk dua t’ja di për të. Ç’e dua unë atë, vetëm për ta larë, vetëm për ta shpëlarë?

Eni Çobani: Po detyrat e gruas po bën ti.

Vjollca: Jo unë dua të bëj një dorë jetë, të jetoj mirë, çantën në krahë, pi kafen në lokal, kokrrën e qejfit.

Ardit Gjebrea: Kokrra e qejfit për të pirë vetëm një kafe?

Vjollca: Të pi kafe, të dal shëtitje, të dal në Tiranë.

Zenuni: Unë e bëra gabimin s’ka faj ajo.

Ardit Gjebrea: Është kohë korone, nuk është edhe aq kollaj për të dalë, kështu që më mirë me burrin.

Vjollca: Nuk më ka kapur korona, gjilpërën e bëra.

Zenuni: Unë kam ardhur për t’i dhënë dorën ose kjo për të më dhënë dorën që të pajtohemi, të bëjmë paqe.

Vjollca: Të ta jap unë ty këtë dorë që shiko se si është?  Është gjynah që dora ime të takojë dorën tënde.

Në fund të seancës së ndërmjetësimit, Vjollca u detyrua që t’i japë dorën Zenunit por u shpreh se zemra nuk ia ndjeu aspak, duke na lënë të nënkuptojmë se ajo nuk dëshiron që të jetojë më me Zenunin.

***

Zenuni: Në shtëpitë e vjetra as qeni nuk rron.

Vjollca: Aty të rrish, si qen vetëm, as laj as shpëlaj, s’dua t’ja di fare. Nuk di të mbash grua ti, gruaja ka bërë shkollën e Enverit, dilja me nota të mira, isha në punë , jo në mensë, jo në dyqan shitëse, kam qenë kryetare e gruas e frontit Demokratik etj, nuk rri unë me ty, harroje.

Ardit Gjebrea: Po pse e more?

Vjollca:  Ashtu ishte koha, ma dhanë me zor. Nuk më nxori as në dasmë të kërceja e të këndoja, as për të dalë në fotografi. Unë vdes për të dalë në fotografi dhe ky nuk më nxori sikur isha e shëmtuar unë, por nuk isha e shëmtuar.

Zenuni:  Në këtë ditë, sot 65 vjeç nuk jetohet vetëm. Duhet e lara e shpëlara, duhet të ha të pi, kjo është e ndara. Unë kam ardhur t’i jap dorën kësaj.

Vjollca: Je në mendje ti apo s’je. O të laftë mortja, të laftë.

Ardit Gjebrea: Jo kështu.

Vjollca: Jo kështu ë? Ç’e dua unë atë, s’kam mbetur për burrë.

Eni Çobani: Ti ke vendosur të bësh jetën tënde, po çfarë jete po bën ti?

Vjollca: Unë çantën në krah, kur bëhen votimet unë vëzhguese, për kokrrën e qejfit. Drekën ma sollën ata, kurse ky ngordhi për bukë në shtëpi. Unë në një dhomë në Golem, një dhomë në Gjirokastër, ku nuk më çonin.

Eni Çobani: Partia.

Vjollca: Partia, jam e shkathët. (Bëhet fjalë për Partinë Socialiste ku Vjollca është e angazhuar).

Ardit Gjebrea: Urime për fitoren meqë ra llafi. /tvklan.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %