Read Time:34 Second
Xhuliano Skuka nis një etapë të re për karrierën e tij. Sulmuesi i ka dhënë lamtumirën Metz, me të cilin ishte nën kontratë, duke u transferuar tashmë në Portugali, për të nisur atje një aventurë të re.
Sulmuesi është prezantuar sot në radhët e FC Panafiel, në kategorinë e dytë portugeze, ku do të provojë të ringjallë karrierën e tij pas një sezoni të fundit jo shumë të suksesshëm pas huazimit te Maribori dhe Partizani.
Pritet që Skuka të rifitojë minuta të rëndësishme në klubin i cili e ka nisur mirë sezonin dhe aktualisht ndan vendin e parë në Ligën e dytë portugeze me Akademiko, duke qenë kandidat për ngjitjen në elitë.
PANORAMASPORT.AL