Andi Hadroji, Eneo Bitri, Arinaldo Rrapaj dhe Xhuliano Skuka janë futbollistët e ftuar nga kombëtarja shqiptare për miqësoren e kuqezinjve kundër Arabisë Saudite.
Burime të besueshme bëjnë me dije për newsport.al që paraqitjet e katër lojtarëve janë vlerësuar nga stafi i Kombëtares që dëshiron t’i japë një mundësi në këtë test të datës 26 tetor. Ndërkohë Tedi Cara është në listën e pritjes.
Dy mbrojtësit e Partizanit, si Hadroji dhe Bitri kanë bërë mirë në këtë sezon të Superiores. Ndërkohë edhe Rrapaj ka qenë titullar fiks në 11-shen e Partizanit. Sa i përket Skukës shifrat flasin vetë për sulmuesin dibran që ka shënuar 4 gola, të gjithë me vlerë pikësh.
Ndërkohë ka lajme edhe në aksin Laç – Shkodër, ku mësohet se është ftuar për këtë ndeshje miqësore, Erdenis Gurishta. Sakaq në listën e pritjes është edhe Herald Marku. Ndërkohë në kampin kurbinas ka marrë ftesë Rudolf Turkaj. /Newsport.al/