Read Time:30 Second
Skënderbeu ka gjetur akordin me mbrojtësin Elvis Prençi. 29 vjeçari pas tre sezonesh largohet nga Kosova ku luajti me Llapin dhe Prishtinën, duke u rikthyer në Shqipëri.
Dibrani është takuar sot me presidentin Takaj, duke gjetur akordin për vijimin e karrierës në Korçë. Pas konfirmimit të Memellit në stol, Ruçit në portë dhe Rapës në mbrojtje, korçarët vijojnë me emra të rinj në merkato.
Pjesëmarrja në Kategorinë e Parë sezonin që vjen ka bërë që drejtuesit të marrin masa për të afruar elementë të talentuar në ekip. Më herët Prençi ka luajtur me Kukësin, Partizanin, Teutën, Korabin dhe Lushnjën.