Skënderbeu dhe Elez Isufi, bëhen murale në Bulqizë

0 0
Read Time:45 Second

Të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt Dibrës nëpërmjet rrugës së Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës do të shohin këto dy murale. Portreti i heroit tonë kombëtarë, Gjergj Kastrioti Skënderbe dhe ai i dëshmorit Elez Isufi janë vendosur në muret anësore të urës që lidh dy lagjet e Bulqizës. Këto dy portrete janë vepër e autorit Bledar Çakalli. Ai thotë se nëpërmjet këtyre pikturave që ka bërë jo vetëm këtu, por në shumë vende të tjera, synon të jetësojë historinë e kombit shqiptar me ata që kanë dhënë jetën për vendin. Çakalli shton se i detyrohej vendlindjes për të pikturuar këto murale, pasion i cili i është kthyer në sfidë vitet e fundit.

Muralet me portretin e Skënderbeut dhe Elez Isufit të pikturuara nga piktori Bledar Çakalli do të mund të shihen nga qindra persona që udhëtojnë në drejtim të Dibrës dhe në Bulqizë.

(Mat TV)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %