Në 80 vjetorin e lindjes së aktorit dhe muzikantit dibran Skënder Cala, u organizua në kryeqytet një aktivitet me një pjesmarrje të gjerë intelektualësh e personalitetesh të politikës. Skënder Cala i dekoruar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”, ka një kontribut të shquar në kinematografinë shqiptare.
Ditën e diel me 10 nëntor 2019, ora 11.00 në sallën e madhe të Muzeut Historik Kombëtar, u promovua libri “Skënder Cala”-”Mjeshtër i madh”, në gjerdanin e artë të kulturës kombëtare”(dhe të dokumentarit me të njëjtin titull), të autorit Halil Rama, me rastin e 80 vjetorit të lindjes të këtij artisti të madh dibran.
Regjisor, këngëtar, aktor (që ka interpretuar përkrah të mëdhenjve Sandër Prosi, Marie Logoreci, Stavri Shkurti, Rajmonda Bulku, etj) në filmat “Skënderbeu”, “Çeta e Vogël”, “Bardhësi”, “Përballimi”, “Kërcënimi”, etj që ka themeluar Teatrin Profesionist të Peshkopisë ku ka vënë me sukses dhjetra premiera si regjisor dhe aktor.
Dokumentari ku flasin artistët: Robert Ndrenika, Arif Vladi, Guljem Radoja, Edmond Zhulali, Zef Çoba mbyllet me ceremoninë e dekorimit të z.Cala me titullin “Mjeshtër i madh”. Aktiviteti u moderoua nga Prof. dr. Bujar Kapexhiu, Nderi i Kombit