Skavica një Test Lirije

0 0
Read Time:2 Minute, 35 Second

Nga: Marjana Bulku

Të mësuar historikisht nën thundrën e pushtimit ,ne si popull nënshtrohemi lehtësisht .
Herë prej të fortit,herë prej të huajit, herë prej diktatorësh a udhëheqësish të vështirë jo pak herë ndodh që të pushtohesh edhe prej fatit të lig por mos ndodhtë kurrë që të pushtohesh nga e keqja .
Pushtimi vjen në forma të ndryshme, njësoj si vargonjtë që të robërojnë shpirtin , ëndrrat dhe dëshirat derisa të burgosin në paliri .
Po a ka robërim më të madh sesa të jesh spektator i tjetêrsimit të territoreve të tua?!
Ajo që po ndodh sot me Hidrocentralin më të përfolur në vend Skavicën është testi i fundit i lirisë jo vetëm të dibranëve por më gjerë , sepse ky fat i pret të tërë banorët që nuk bëhen Zot i trojeve të tyre .
Dhunimi i trojeve sot mbase nuk vjen me luftra dhe pushtime , por me “ investime” e projekte që nuk diskutohen me zotrit e tokave.Ata shpërfillen e injorohen në rastin më të keq Dhe ky nuk është veçse një shpronësim “ modern “ i fshatarit nga toka, i qytetarit nga lagja, rruga, qyteti ky është pushtim i ri territorial dhe fundi i lirisë.
Zbrazja territoriale ka filluar që kur ikjet masive imponuan ikje dhe jo shpresë .Liria për të ikur ia mbylli portat lirisë për të trashëguar pronat që të parët na lanë trashëgim . Qofshin ata edhe varre, gjurmë të harruara apo rrëfenja të pashkruara ato janë thesari i vetëm që mban vulë fisesh, krahinash autentike që po tentohen të mbyten nga investime ujore.
Zoti i ka falë lumin më të gjatë në Shqipëri Dibrës , lumin Drin që po tja tjetêrsosh rrjedhën do të fundosësh në llumin e pa arsyjes historinë tonë .
Ky test i fundit i lirisë që mban peng pushtetarë e vendimmarrës, tregtarë interesash dhe pazaresh nuk duhet të jetë varri masiv i
Lirisë së qytetarëve që ikin , heshtin, heshtin ikin.
Ka një të drejtë që êshtë thelbësore qysh në antikitet ku e drejta lindi edhe nuk u zgjidh dot kurrë ; prona , ajo çka zoti ia fali njeriut dhe i tha ; është e jotja, mos e prek !
E kur dikush kêrkon ta prekë , tjetërsojë , dhunojë , reagimi duhet të jetë i pashmangshëm.
Instrumentat reagues ekzistojnë ; ato janë shqisat, arsyeja dhe zëri, ato janë të zgjedhurit, zgjedhësit dhe komunikimi, ato janë debati, shkrimi, vota.
Kohët e fundit qarkullon edhe një instrument tjetër mjaft i detajuar specifikisht , një peticion kundër ndërtimit të HEC Skavicës hartuar nga Profesoreshë Ferzileta Gjika dhe stafi, i cili është një bashkim zërash të arsyjes për ti thënë jo këtij deformimi territorial që mbyt Dibrën dhe historinë tonë.
Ky test lirie vë në provë liritë tona të mendimit dhe dashurisë për vendin tonë.
A e duam historinë tonë?!
A e duam natyrë florfauna plot?
A duam t’ua trashëgojmë fëmijëve çka na lanë trashëgim të parët?!
A duam të na dëgjohet zêri dhe e drejta?!
A duam që rrugës së Arbrit tja ndjejmë frytet duke u kthyer në shtëpitë tona?!
A duam të ndjehemi të lirë në trojet tona apo ti braktisim forcërisht ato .
Skavica është testi jonë i lirisë .
Mos e humbim!
Marjana Bulku

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %