Situata kaotike tek Erzeni. Cili është Klubi i Kategorisë së Parë që ëndërron Superioren?

0 0
Read Time:1 Minute, 25 Second

Korabi nuk i ka humbur shpresat për ngjitjen. Zyrtarisht misioni nuk u realizua në mbyllje të sezonit 2021-2022, ndonëse shkuan deri në finalen e madhe të “play off”-it. Humbën 2-0 përballë Egnatias, edhe pse më herët eliminuan ekipe si Tomori dhe Apolonia. E megjithatë, në Peshkopi presin ende. Lajmet që vijnë nga Shijaku, mund t’u japin të drejtën dibranëve që të jenë ata ekipi i 10-të që do të marrë pjesë në “Abissnet Superiore”.

korabi

Me Skënderbeun dhe Dinamon që ranë sportivisht dhe Egnatian që e shmangu rënien, Korabit i lind e drejta që të zëvendësojë Erzenin. Gjithsesi, ky skenar do të vihej në zbatim vetëm nëse klubi në fjalë do të tërhiqej nga gara.

E gjithë kjo situatë ka futur në mendime të thella drejtuesit dibranë. Është pikërisht ky shkaku që nuk kanë nisur nga puna për edicionin e ri, pasi nuk dinë ku do të militojnë.

korabi]

Nëse do luajnë në elitë, do të zgjedhin një trajner me përvojë në drejtim dhe blerjet sigurisht do të jenë më cilësore, për të përballuar garën e ashpër. Po ndodhi e kundërta, pra të qëndrojnë në Kategorinë e Parë, nuk përjashtohet mundësia që të rikonfirmohet në stol Donald Mëziu dhe afrimet t’i bëjnë më me “kursim”.

Është vetë Fehmi Mëziu që jep arsyen pse po shmangin deklaratat mediatike gjatë kësaj kohe dhe as nuk kanë nisur me merkaton. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, administratori shkurtimisht tha: “Pa u marrë vendimi për Erzenin, s’mund të bëjmë asnjë deklaratë për mediat dhe as afrime në ekip”. Kujtojmë që nga bardhekuqtë, ka pasur vetëm largime. Ylber Muça, Roland Disha dhe Redon Raza kanë shpallur “divorcin” me klubin.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %