DIBËR– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim në Dibër me strukturat e partisë.
Një nga simpatizantet e pranishme, gjatë fjalës së saj i ka dhënë forcë kryedemokratit Basha, ku i ka kërkuar të prijë vendin drejt Evropës.
Simpatizantja u shpreh se ish-kryeministrit Sali Berisha, është e shkuar dhe do të mbetet e shkuar.
Simpatizantja i kërkoi Bashës të mos lëndohet nga fjalët e Berishës e të shumë njerëzve të tjerë pasi sipas saj, janë të zemëruar e i përkasin të shkuarës.
“Përshëndetje të gjithë, unë jam Sihana dhe jam sot këtu si zëri i rinisë dibrane. Ne jemi me ju zoti Basha, zgjedhim të ardhmen sepse në fakt ne jemi e ardhmja. Zoti Basha mos u lëndoni nga fjalët e hidhura të disa njerëzve sepse janë të zemëruar. Gënjeshtrat e tyre bien ndesh me të vërtetat që ju thoni. Një politikan bëhet burrë shteti kur mendon për brezat e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme. Të bëhemi bashkë për t’i dhënë fund kësaj bande rilindase,”- tha simpatizantja.